Për herë të parë pas 96 vitesh, ceremonia e çmimeve Oscar në prag të anulimit

Për herë të parë pas 96 vitesh, ceremonia e çmimeve Oscar në prag të anulimit

Foto Ilustruese

Për herë të parë në 96 vjet histori, ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar është në prag të anulimit për shkak të zjarreve shkatërruese që kanë përfshirë Los Anxhelos-in.

Komiteti zyrtar i Akademisë së Akademisë po monitoron situatën çdo ditë, me yjet si Tom Hanks, Emma Stone, Meryl Streep dhe Steven Spielberg që janë të informuar mbi situatën.

Një i burim tha për “The Sun” se: “Shqetësimi kryesor i bordit në këtë kohë është që të mos duken sikur po festojnë ndërkohë që shumë nga Los Angelesi po përballen me dhimbje dhe humbje të paimagjinueshme.

Dhe sigurisht, edhe nëse zjarret do të shuheshin javën e ardhshme, realiteti është se situata në qytet është e rëndë dhe do të përballet me atë dhimbje për muaj të tërë. Kështu që hierarkia vendosi që fokusi do të jetë mbështetja dhe mbledhja e fondeve kur të paraqiten mundësitë e duhura”.

Nga zjarret në Kaliforni kanë vdekur rreth 25 persona por kjo shifër pritet të rritet, teksa shërbimet e urgjencës po kërkojnë nën rrënoja.

Më shumë se 200,000 banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, me 88,000 ende nën urdhrat e evakuimit. Shkatrimet që ka sjellë zjarri ka cuar në vendosjen e një strategjie emergjente për anulimin e ceremonisë së Oscars më 3 mars.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre

Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre