Presidentja hungareze Katalin Novak vuri veton ndaj një ligji të diskutueshëm të qeverisë që kufizonte të drejtat e personave homoseksualë dhe transeksualë, me argumentin se legjislacioni mund të "shërbejë për të rritur mosbesimin midis anëtarëve të komunitetit" dhe se ai nuk përmbush kërkesat e BE-së.
Ligji parashikonte, ndër të tjera, që qytetarët mund të raportonin në mënyrë anonime çiftet e të njëjtit seks që rrisin fëmijët së bashku. Parlamenti e kishte miratuar ligjin me mbështetjen e partisë Fidesz të kryeministrit të ekstremit të djathtë Viktor Orban.
Parlamenti mund të anulojë veton me një shumicë të thjeshtë, e cila duket e mundshme. Ligji është i përbërë nga dispozita për mbrojtjen e qytetarëve që duan të raportojnë mangësitë dhe shkeljet në institucione dhe kompani ndërsa përmban një seksion që lejon njerëzit të dënojnë bashkëqytetarët për arsye ideologjike.

Komente

