Forcat ajrore amerikane filluan të shtunën pasdite dërgimin e ndihmave mbi Rripin e Gazës në një operacion të përbashkët me forcat ajrore të Jordanisë duke shënuar përfshirjen e parë të SHBA.

Mediat e huaja shkruajnë se avionët hodhën 66 pako ushqimore që përmbanin gjithsej 38 mijë vakte. Pas ngjarjes së ndodhur ditë më parë ku mbi 100 persona u vranë teksa prisnin ndihmat ushqimore, këtë herë është zgjedhur një vend i konsideruar i sigurtë nga forcat amerikane.

Jordania tashmë ka dërguar ndihma në Gaza, ashtu si edhe Franca, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vendimi për të përdorur pika ajrore është kritikuar ashpër nga agjencitë e ndihmës dhe grupet e të drejtave të njeriut si një mënyrë joefektive për të ofruar ndihmë humanitare.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Media: Hamas nuk pranon asnjë marrëveshje me Izraelin pa tërheqjen e ushtrisë! Izraeli vazhdon sulmet në Rafah, vdesin binjakët 4 muajsh