Ylli amerikan i muzikës, kantautorja Taylor Swift me pasurinë e saj që arriti 1.1 miliardë dollarë është përfshirë për herë të parë në listën e miliarderëve të Forbes në klasifikimin e fundit për 2024. Është muzikantja e parë që përfshihet në këtë klasifikimin, falë të ardhurave të fituara nga prodhimet e saj muzikore.
Swift, Këtë vit ajo është bërë performuesja e parë që e ka fituar çmimin për albumin më të mirë për herë të katërt në Grammy.
Në klasifikimin e Forbes janë përfshirë 265 miliarderë të rinj, ku ndër ta është edhe Sam Altman, krijuesi i aplikacionit ChatGPT të kompanisë AI, me një pasuri prej 1 miliard dollarësh. Por Bernard Arnault dhe familja e tij, që qëndrojnë mbrapa kompanisë franceze të mallrave luksoze LVMH, kryesojnë listën e revistës Forbes me një pasuri prej 233 miliardë dollarëve.
Sipas Forbes në vitin 2024 është regjistruar një rekord i miliarderëve – 2.781 dhe se elita botërore është më pasur se kurrë dhe e ka një pasuri kolektive prej 14.2 trilionë dollarëve.