Papa Françesku është duke zhvilluar një vizitë treditore në Emiratet e Bashkuara Arabe të cilën e nisi në datën 3 të këtij muaji. Vizita e Papës pati si qëllim kryesor “konferencën botërore mbi vëllazërinë njerëzore” të organizuar nga “Këshilli Musliman i Sages”, i kryesuar nga Sheikh Ahmed Al Tayeb. Në “konferencën botërore mbi vëllazërinë njerëzore” morën pjesë së rreth 700 udhëheqës fetarë të besime të ndryshme. Qëllim tjetër i vizitës së papës ishte zgjatja e dorës së bashkëpunimit drejt fesë islame si dhe diskutime për Konflikteve mes Emirateve dhe Jemenit.
Kreu i kishës katolike udhëtoi me veturën e tij të hapur ku u brohorit nga turma besimtarësh katolik. Papa Françesku mbajti një tubim historik në në Stadiumin “Zayed” në Abu Dhabi për rreth ku morën pjesë rreth 140.000 besimtarë. Në fjalimin e tij, Papa nxiti nevojën, barazi të të drejtave të qytetarëve tolerancën ndërfetare dhe një fund të të gjitha luftërave, duke përfshirë edhe konfliktin me Jemenin.
“Jemi vëllezër edhe nëse jemi të ndryshëm” theksoi Papa gjatë fjalimit të tij. Ai vazhdoi më tej duke i bërë thirrje të gjithë drejtueve fetarë që të punonin fort që nuaca e fjalës luftë të refuzohej nga ata.
Gjatë kësaj vizite Papa Françesku nënshkroi në Konferencën Globale Vëllazërore një pakt kundër ekstremizmit dhe radikalizmit fetar. Pas nënshkrimit të dokumentit Papa Françesku i Vatikanit dhe Imami i al-Azhar Sheikh, Ahmed el-Tayeb, shkëmbyen një puthje mes tyre në shenjë të tolerancës ndër fetare.