'Për Ligën futbolli shqiptar është i vdekur', Shytaj: Shorti me Granada-n? Ne jemi si Davidi me Goliath

Drejtori i klubit të Teutës deklaron se Granada, ekipi me të cilin shorti i Europa League e vendosi përballë në turin e dytë eliminator, ishte më i forti i mundshëm. Në intervistën për ‘Report TV’ Artan Shytaj shprehet se pavarësisht këtij fakti do të tentojnë shanset e tyre për kualifikim.

“Granda ishte kulmi i vështirsisë për një klub shqiptar. Është një ekip I jashtëzakonshëm  sepse ka një vlerë 70 mln euro. Edhe në Spanjë është një ekip që mezi e mund Reali dhe Atletico Madrid, ndërsa Barcelonën e ka mposhtur 2-0. Kështu që jemi si Davidi me Golian që nuk kemi asgjë për të hummbur,”-thotë Shytaj.

Në harkun kohor të dy muajve Teuta mposhti për dy trofe Tiranën, Kupën dhe Superkupën, të zhvilluar të hënën. I pyetur nëse ‘djemtë e detit’ i kanë të lehta përballjet me bardheblutë kampionë të Superligës Shyti shprehet:

“Diferenca është bërë nga impenjimi në fushë, pse jo dhe nga përgatitja, serioziteti dhe nga taktika e lojës. Kupa dhe Superkupa prap nuk bëjnë sa kampionati. Kështu Tirana mbetet ekipi që ka patur më tepër rezultate këtë sezon.”

Më 12 shtator nis sezoni i ri i Superligës, por Liga Profesioniste thotë se kjo nuk do të ndodhi pa plotësimin e katër kushteve ekonomike nga qeveria. Si një nga anëtarët e ligës që përfaqëson Teutën Shytaj përgjigjet:

“Liga është inekzistence, sepse nuk ka përballuar asgjë nga hallet e futbollit. Është në bisht të zhvillimeve. Ka një pozicionim që duhet parë se si do zhvillohet për bojkotin, por e përsëris se nëse do të ishte për Ligën futbolli shqiptar do kishte vdekur prej kohësh.”

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?