Për të apasionuarit pas leximit
Ja si ti pastroni librat nga njollat

Për të apasionuarit pas leximit<br />Ja si ti pastroni librat nga njollat
Të gjithë të apasionuarit e leximit ndjejnë emocione të veçanta në momentin kur një libër i ri ju bie në dorë, kur libri është një botim i vjetër ai ka një aromë që të tërheq dhe të bën ta lexosh me një frymë.

Por ka një problem me librat e vjetër, kalimi dorë më dorë e njollos pasi jo çdokush që e lexon është i kujdeshëm.

Librat ndoten edhe nga pluhrat kur janë të vendosur në bibloteka të hapura, pasi letra është si magneti dhe e tërheq pluhurin, ndërsa me kalimin e kohës librat me pluhur marrin një erë të pakëndshme dhe të rëndë.

Njollat e yndyrshme mund ti largoni me letër thithëse duke e vendosur nën fletën me yndyrë. Pastaj hekuroseni faqen me temperaturë të vakët dhe njolla e yndyrshme do të kalojë në letrën thithëse.

Njollat në faqet e librave të shkaktuara nga pluhuri, largoni me një vatë të njomur në peroksid hidrogjeni të holluar dhe kur t’i fshini të gjitha njollat, lëreni librin të hapur ashtu që të thahen faqet.

Njollat e ngjyrës, po ashtu, pastrohen me peroksid hidrogjeni të holluar. Mos harroni që nën faqen e njollosur të vendosni letër thithëse, në mënyrë që ngjyra e tretur të mos e njollosë faqen tjetër të pastër të librit.

Mykun nga kapakët e librit mund ta largoni me përzierjen e 10 gramë hidroksid dhe 50 gramë amoniak. Këtë përzierje me kujdes vendoseni në çdo njollë myku, ndërsa kur njolla të zhduket, fshijeni vendin e pastruar me ujë të distiluar.

Në biblotekën tuaj nuk do të ndihet aroma e pakëndshme nëse pas librave, në rafte vendosni disa copa pambuku të njomura me kamfor.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi