Për të pestën ditë radhazi Greqia ‘goditet’ nga stuhitë, banorët e Evias: Dëmet janë të pallogaritshme

GREQI- Pas një vere të gjatë në “luftë” me vatrat e zjarrit në tokën helene, banorët e Evias, Larisas dhe Piliout janë “goditur” nga një stuhi për të pestën ditë radhazi me pasoja shkatërrimtare.

Qindra shtëpi janë tashmë të dorëzuara “nën pushtetin e ujit”, rrugët janë shndërruar në lumenj duke u bërë të pakalueshme nga kalimtarët dhe automjetet, urat lidhëse janë rrëzuar, ndërsa prodhimet bujqësore janë kalbur, duke lënë kështu banorët e tmerruar, teksa shohin të shkatërrohet gjithçka që shpëtuan nga zjarret i dy muajve më parë. 

"Në verë ne u dogjën. A do të mbytemi tani?”, u shpreh një nga banorët shtëpinë e të cilit e përpiu uji.

Sipas kryetarit të bashkisë së Evias, Fanis Spano tha se përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën publike dhe private, veçanërisht në fshatrat Kotsikia, Vasilika dhe Psaropouli.

“Deri ditën e djeshme kishin situatën nën kontroll por gjatë natës rreth orës 2:30 kur shiu u forcua dhe u akumulua në zona të caktuara, solli në disa vende probleme serioze.”, tha ai për televizionin Open.

“Nuk ka mbetur asgjë në këmbë, dëmi është i pallogaritshëm”, tregojnë banorët e prekur nga përmbytjet.

Në luftë me temperaturat e ulëta, erën dhe shiun pa pushim janë autoritetet përkatëse, të cilat pavarësisht punës intensive nuk po arrijnë ta vënë situatën nën kontroll dhe të neutralizojnë situatën.

Lajmi i keq është se shirat do të vazhdojnë vrullshëm dhe pa pushim në pjesën më të madhe të vendit, duke rrezikuar edhe më shumë zonat më të prekura nga stuhitë e ditëve të fundit.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja