Del jashtë kontrollit zjarri në pyllin me pisha në Peshtan në Fier, favorizohen nga era! Shkrumbohen 25 ha pyje, mbërrin helikopteri për të shuar flakët

Një vatër e re zjarri është ndezur në zonën e Cakranit në pyllin me pisha në Peshtan. Sipas raportimeve flakët kanë dalë jashtë kontrollit, ndërsa përhapja e tyre favorizohet nga era. Flakët po përhapen drejt fshatit Kraps dhe zjarrfikëset po punojnë për shuarjen. Prefektit i qarkut Fier, Lefter Shehaj tha se kanë bërë kërkesë për ndërhyrje nga ajri. 

Flakët të favorizuara edhe nga era, kanë kaluar në anën tjetër të rrugës për t’u përhapur drejt fshatit Kraps. Mjetet zjarrfikëse janë tërhiqen për shkak të situatës së vështirë.  Flaket janë përhapur përgjatë rrugës rurale Fier - Cakran, në vendin e quajtur “ Qafa e Shkozës” , ndërkohe që është bllokuar dhe qarkullimi i automjeteve.

Helikopteri Cougar i Ministrisë së Mbrojtjes ka mbërritur ne ndihme te forcave zjarrfikëse për shuarjen e flakëve në zonën e pyllëzuar në Peshtan.

Një sipërfaqe prej 25 hektarësh me pisha, dushk, shkurre dhe ullishte janë shkrumbuar si pasojë e zjarrit tre ditor. Shefi i shërbimit zjarrfikes Hyka, ka apeluar që për çdo situatë të telefonojnë në numrin 128.

Një 28-vjeçar, banor i fshatit Peshtan është në pranga pasi dyshohet se ndezi zjarrin për të hapur kullota të reja por flakët dolën jashtë kontrollit duke shkaktuar dëme të mëdha në sipërfaqen pyjore.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:43
Zjarret, Balla shkon në Peshtan të Fierit: Situatë e vështirë edhe në Vlorë, ndëshkim ekzemplar zjarrvënësve

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka shkuar vetë në Peshtan të Fierit për të parë nga afër siuatën e krijuar nga zjarri që ka përfshirë kodrat me Pisha të Peshtanit.

Prej dy ditësh forcat zjarrëfikëse kanë vijuar punën për shuarjen e zjarrit, ndërsa sot i erdhi në ndihmë edhe një helikopter nga ajri.

Situatë e vështirë mbetet edhe  Vlora.

“Po ndjekim situatën e vatrave të zjarrit në disa qarqe të Shqipërisë. Aktualisht përveç Fierit ku jam aktualisht, kemi një situatë të vështirë edhe në Vlorë. Në Fier kemi ndërhyrë gjatë ditës edhe nga ajri përmes helikopterit. Kemi ndaluar personin që dyshohet se ka shkaktuar zjarrin. Zjarrvënia është vepër penale dhe do të kërkojmë ndërshkim ekzemplar për këdo”, tha Balla.

 

Ora 19:03
Zjarri në Peshtan të Fierit, mbërrin në zonë së bashku me drejtues të bashkisë Taulant Balla

1690116615_fier.jpg

Drejtuesi politik i Qarkut Fier dhe njëherazi ministër i brendshëm , Taulant Balla se bashku me drejtues te bashkisë Fier dhe Drejtorisë se Policisë vendore sapo ka mbërritur ne Peshtan, në zonën ku prej tre ditësh vatrat e zjarrit kane shkrumbuar dhjetëra hektarë me pisha, dushk, shkurre dhe ullishte për te monitoruar nga afër situatën.

Ora 16:17
Peshtani i Fierit prej 3 ditësh në flakë, mbërrin helikopteri për shuarjen e flakëve! Do u vijë në ndihmë zjarrfikësve, nuk depërtonin dot në zonë

 

Një helikopter u ka ardhur në ndihmë zjarrfikësve në Fier të cilët që prej paradites së sotme janë duke u përballur me flakë. Report Tv ka siguruar pamjet nga helikopteri që do u vijë në ndihmë forcave vendore të qarkut Fier në zonën e Peshtanit që prej 3 ditësh, po digjet nga flakët.

Mesditën e sotme flaket kane dale jashtë kontrollit duke e bere te pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.

 

Ora 15:03
Del jashtë kontrollit zjarri në Peshtan të Fierit, flakët përfshijnë zonat e Krapsës

 

Zjarri i fuqishëm në Peshtan të Fierit, me vatra aktive prej më shumë se tre ditësh është riaktivizuar, duke kthyer edhe një herë nga fillimi nisjen e ‘betejës’ së forcave zjarrfikëse me flakët.

Zjarri i favorizuar nga era dhe nga temperaturat e larta, ka bërë që flakët të kalojën dhe të përfshijnë anën tjetër të rrugës për tu përhapur drejt fshatit Kraps.

Mjetet zjarrfikëse të Fierit, Patosit, Roskovecit po luftojnë me flakët, duke u munduar të neutralizojnë vatrat kryesore, me qëllim që flakët të mos kalojnë ne sipërfaqe te tjera.

Forcat zjarrfikëse po tërhiqen për shkak të situatës së vështirë.

Sipas prefektit te Qarkut Fier Lefter Shehaj, është bërë kërkesë për ndërhyrje nga ajri.

 

M.T/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mijëra pelegrinë në Jerusalem për ceremoninë e Zjarrit të Shenjtë, forcohen masat e sigurisë

Mijëra pelegrinë në Jerusalem për ceremoninë e Zjarrit të Shenjtë, forcohen masat e sigurisë