'Për vizita të tilla pagohen dhe miliona dollarë'/ Deputeti PDK-së për Report Tv komenton takimin Vuçiç-Trump Jr.: Ai nuk është Presidenti i SHBA

Vizita e djalit të Trump në Serbi, sipas deputetit të PDK-së në Kosovë, Hysen Berisha, jo domosdoshmërisht përfaqëson një mesazh që lidhet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Berisha ka folur për Report Tv mbi ngjarjen e ditëve të fundit, ku në Serbi shkoi Donald Trump Jr., i cili zhvilloi një takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Lajmi u komentua gjerësisht brenda dhe jashtë Ballkanit Perëndimor, duke u parë si një vizitë që mund të përcillte mesazhe që lidhen me ‘Shtëpinë e Bardhë’. Sipas Berishës, kjo vizitë nuk duhet domosdoshmërisht të interpretohet në këtë mënyrë.

Berisha: “Sinjalet nga vizita e djalit të Trump nuk do t’i konsideroja të rëndësishme. Ne jemi një popull emocional dhe këto raporte krijojnë efekt. Në SHBA, djali i presidentit nuk është president. Vizita mund të jetë e karakterit miqësor, ose ndoshta edhe për arsye biznesi. Ka raste kur vizita të tilla sjellin miliona dollarë. Por kjo nuk do të thotë se ka ndikim politik. Nuk e shoh si relevante dhe as si një raport ndërshtetëror.”

Hitaj: A nuk mendoni se Vuçiç, për të larguar vëmendjen nga protestat, po përpiqet të krijojë një tension me Kosovën?

Berisha:"Ai është përpjekur të provokojë situata në kufi. Kosova e di qartë se si të veprojë me gjuhën e ligjit dhe është e përgatitur për çdo situatë.”

H.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’