Për zbulimin e radhës të paditurisë (injorancës)

Për zbulimin e radhës të paditurisë (injorancës)

Anonimati i Elbasanit

Në vitin e parë të programit "Bachelor në gjuhë shqipe dhe letërsi" studentët dëgjojnë e mësojnë për një dorëshkrim të vjetër të shqipes, pa autor, që njihet si ANONIMI I ELBASANIT. Më lejoni të shkruaj këtu disa radhë nga një artikull i imi për këtë dokument të njohur, që sot na e servirën në median tonë si zbulimin e radhës:

"Ndër pasuritë e shumta që na ka lënë Lef Nosi spikat edhe dorëshkrimi që njihet tradicionalisht  si Anonimi i Elbasanit. I bërë i njohur në vitin 1949 prej njoftimit të Dhimitër Shuteriqit në shtypin e kohës e më pas në organet shkencore, ai u vlerësua si një zbulim tejet i rëndësishëm, me vlerë, në radhë të parë, për historinë e shkrimit shqip dhe alfabetin origjinal që përdorte. Dy vjet më vonë teksti u transliterua, u interpretua nga ana filologjike dhe u bë i lexueshëm nga kushdo falë punës së Injac Zamputit.

Por çështja e autorësisë dhe për rrjedhojë dhe koha e shkrimit, gjithsesi, mbeti një mister joshës për studiues të njohur të kohës, si Mahir Domi, Dhimitër Shuteriqi dhe vetë Injac Zamputi e më vonë Robert Elsie, i cili tash e quan të zgjidhur çështjen e misterit të autorësisë, duke përqafuar idenë e M.Domit (duke e saktësuar idenë e tij): autori është Grigori i Durrësit dhe dorëshkrimi i përket gjysmës së dytë të shek.XVIII, kohës kur ai ka qenë duke shërbyer pranë Manastirit të Shën Gjon Vladimirit pranë Elbasanit.

Robert Elsie e quan dorëshkrimin The Elbasan Gospel Manuscript (Dorëshkrimi elbasanas i ungjijve) dhe sipas tij i përket vitit 1761. Këtë shënim e mban edhe fotokopja e këtij dokumenti që gjendet në Bibliotekën Kombëtare (ndoshta depozituar aty prej vetë Elsies). Origjinali gjendet në Arkivin Qendror të Shtetit."

1. Pra, është gabim trashanik ta quash " anonimati i Elbasanit" Anonimin e Elbasanit. Shpresoj ta kuptoni dallimin.

2. Nuk është e vërtetë që nuk është lexuar dhe transliteruar ky dokument, si thotë zotëria në këtë intervistë, i pyetur nga tre  gazetarë që s'kanë dijeni për këto informacionet bazike të studentëve të vitit të parë. Niveli i tyre i dijes është më shumë se shqetësues.

3. Studiuesit shqiptarë që janë marrë me të i keni më sipër. Dhe në fund, jam marrë pakëz edhe unë.

4. Sigurisht nuk bëhet fjalë për një ungjill. Kush të dojë më shumë informacion për përmbajtjen e tij, mund t'i tregoj buletinin ku e kam botuar këtë shkrim.

5. Sasia e pasaktësive fetare të lëshuara nga goja e të intervistuarit është e panumërueshme. Nuk di nga t'ia nisësh për t'i treguar se gabohet.

Teuta nga Elbasani!

*Pedagoge në Universitetin e Elbasanit, krijuese e teksteve shkollore

Shkrimi u mor nga facebook 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj