Për zhvillimin e turizmit, MZHETTS planifikon aeroporte dhe porte turistike
TIRANË, 18 Maj/-ATSH/- Zhvillimet infrastrukturore në disa sektorë me rëndësi për zhvillimin e turizmit pritet të nxisin financimet e huaja, sikurse vlerësohen aeroportet e rinj dhe portet e jahteve në vendin tonë. Nisur nga mungesa e porteve për jahte, si një mundësi e mirë për thithjen e turistëve të huaj, ministria e Zhvillimit Ekonomik, […]
/ATSH/- Zhvillimet infrastrukturore në disa sektorë me rëndësi për zhvillimin e turizmit pritet të nxisin financimet e huaja, sikurse vlerësohen aeroportet e rinj dhe portet e jahteve në vendin tonë.
Nisur nga mungesa e porteve për jahte, si një mundësi e mirë për thithjen e turistëve të huaj, ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes po shikon mundësinë e ngritjes së shpejti të 6 porteve të tillë në bregdetin shqiptar.
Pak ditë më parë ministri Arben Ahmetaj tha se, "një nga nismat e qeverisë është që shumë shpejt të afrojë 6 port-marina jahtesh, në funksion të zhvillimit të turizmit elitar gjithashtu, por edhe për ndërtim infrastrukture".
MZHETTS po diskuton me aeroportin e Rinasit për heqjen e ekskluzivitetit, çka krijon mundësi për të tjerë aeroporte të rinj, një në veri me aeroportin e Kukësit dhe dy në jug, në Vlorë, si aeroport i konsoliduar i kategorisë së parë si dhe në Sarandë në funksion të drejtpërdrejtë të turizmit.
Burime të ministrisë thonë se ka shumë për të investuar në infrastrukturën e turizmit, për të kaluar nga një turizëm sezonal, në gjithëvjetor, nga turizmi masiv sasior në turizëm cilësor dhe elitar ndërsa ka ndryshuar tipologjia e turistëve, që vijnë kryesisht nga rajoni, por dhe Polonia, Çekia, Sllovenia, nga vendet nordike, Italia, etj.
Sivjet Shqipëria është shpallur numri 4 në 50 destinacionet më interesante të botës dhe "Lonely Planet" ka piketuar dhe destinacionet fantastike brenda Shqipërisë, ndërsa të gjitha gazetat e vendeve nordike në 10 ditët e fundit e kanë përshkruar Shqipërinë si një ndër destinacionet më të mira të turizmit.
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.5%
-
Jo
17.8%
-
Ndoshta
11.7%
Vota total: 1761
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Frikë nga sulmet terroriste, Lojërat Olimpike nën masa të rrepta sigurie
23 Korrik, 16:00
-
'Vizita' e teatrit Migjeni hap siparin e 'Prizren Fest'! Morina: Në festival dhe Spanja, vend që s'ka njohur pavarësinë e Kosovës
23 Korrik, 15:52
-
Certifikohen 55 udhërrëfyes të rinj, Kumbaro: Një armatë e re profesionesh në tregun e turizmit
23 Korrik, 15:52
-
Telashe për FIFA-n, paditen nga Ligat dhe Sindikatat e Futbollistëve: Abuzim i pozicionit dominues
23 Korrik, 15:51
-
Rrezatimi i diellit, çfarë rreziku sjell për lëkurën, shikimin dhe jetën! Si të mbroheni
23 Korrik, 15:49
-
Netanyahu në Uashington në mes të paqartësive politike në SHBA
23 Korrik, 15:34
-
Strategjia kundër korrupsionit 2024-2030, Pirdeni takim me Dhomat e Bizneseve dhe të Tregtisë: Aleancë me biznesin për promovimin e integritetit
23 Korrik, 15:22
-
Operacioni ‘Territor i pastër’ në Shkodër, asgjësohen mbi 10 mijë bimë kanabisi! Kontrolle edhe me helikopter
23 Korrik, 15:18
-
‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka! 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)
23 Korrik, 14:44
-
Plagosja e 3 të afërmve nga djali i pronarit të ‘Lajthizës’ gjatë një feste, në pranga 2 persona: E ndihmuan të fshihte armën
23 Korrik, 14:41
-
Dimal, ushtruan dhunë ndaj fëmijëve të mitur, në pranga babai, në hetim nëna
23 Korrik, 14:24
-
Vlorë/ Makina plagos dy të mitur në Lungomare
23 Korrik, 14:12