Përballë drejtësisë xhaxhai dhe nipi, Buzheri: Është i njohur në botën e krimit! Më vodhi pronën e më rrahu gruan!

GJIROKASTER - Xhaxha e nip pritet të vihen përballë njëri-tjetrit në gjyq. E gjitha ka ardhur pas denoncimit të Islam Buzherit, një biznesmeni nga Gjirokastra, i cili pretendon se nipi i tij, Alfond Buzheri, person me precedentë penalë, i ka zaptuar pronën e tij, një magazinë që prodhon profile alumini në lagjen Kordhoc të Gjiroakstrës.

Përplasjet mes tyre vijojnë prej 5 muajsh dhe kanë arritur deri aty, sa Islam Buzheri pretendon se nipi i ka dhunuar edhe bashkëshorten e tij pasi kjo e fundit e ndaloi të futej në ambientet e magazinës. Teksa bën publik shqetësimin e tij në Report Tv, Buzheri thotë se zotëron certifikatë pronësie për magazinën, ndërsa nipi i tij - thotë ai-  është duke e shfrytëzuar pa të drejtë biznesin duke shitur edhe materialet.

"Prona ime është uzurpuar nga Alfons Buzheri këtu e 5 muaj, i cili është i njohur në botën e krimit. Ai vazhdon të shesë mallin e magazinës dhe ta vjedhë atë. Dua të theksoj që kjo pronë që ai pretendon se është e atij është e imja,nuk ka lidhje as me të as me babain tim. Kjo pronë është blerë nga xhaxhai im me kontratë shit-blerje dhe është marrë në 2001 para krijimit të subjektit Gjibu shpk, që ai pretendon. Unë kam marrë dhe certifikatë pronësie. Kërkoj që prona ime të lirohet nga Alfons Buzheli sepse është uzurpuar në mënyrë të padrejtë nga ana atij. Kam vijuar rrugën gjyqësore, por ende nuk kemi bërë asnjë seancë", tha Islam Buzheri.

Në 19 nëntor të 2019 bashkëshortja e Islam Buzherit  dhunua dhe sipas denoncimit të bërë në polici, ajo akuzoi si autor nipin e bashkëshortit, Alfons Buzherin. Por 35-vjeçari nuk u ndalua për këtë ngjarje.

"Dhe veç kësaj, ka dhe akte dhune siç ishte rasti i dhunimit fizik të gruas time që u dërgua në spitalin e Gjirokastrës ku dhe sot  e kësaj ditë nuk është marrë raporti mjeko-ligjor", tha Islam Buzheri.

Alfons Buzheri është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Në 2006-ën është shpallur fajtor për shkatërrim të pronës dhe u dënua me 118.000 lekë gjobë. Në vitin 2015 pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhim e shitje të narkotikeve” si dhe “Armëmbajtje pa leje” i është caktuar masa "arrest me burg", vepër për të cilën Buzheri u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg,  por me gjykim të shkurtuar atij iu vendos 3 vite burg. Prokuroria i bëri rekurs vendimit në Gjykatën e Lartë.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë