Përballimi i përmbytjeve, qeveria
u kërkon ndihmë bizneseve

Përballimi i përmbytjeve, qeveria<br />u kërkon ndihmë bizneseve<br>
Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato u ka bërë thirrje bizneseve që të kontribuojnë me veshje dhe materiale të tjera në ndihmë të familjeve të përmbytura nga reshjet e fundjavës së kaluar.

“Nga sot, në bashkëpunim me prefektët dhe pushtetin vendor, ne do të jemi në krah për evidentimin e problemeve me të cilat ata përballen. Por nga ana tjetër, përmes këtij paneli gjej rastin të bëj një apel për ndihmën konkrete që ju mund të jepni për të prekurit nga përmbytjet, si veshje, batanije, ushqime dhe ujë, si një solidarizim i sipërmarrjes së vendit me këtë situatë emergjente”, deklaroi Qato në tryezën ndërkombëtare mbi politikat e bërjes biznes në Shqipëri.

I pranishëm në këtë event, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj tha se vendet e punës u shtuan me 61% në 4 vite, teksa këmbënguli tek lufta ndaj informalitetit dhe deklarimit të pjesshëm të pagave të punonjësve.

“Lajmi i mirë është që dinamika e tregut të punës i është përgjigjur zhvillimeve në tërësi pozitive të ekonomisë shqiptare, në linjë me rritjen, përmirësimin e klimës së biznesit dhe betejën kundër informalitetit. Bazuar në listë-pagesat e Tatimeve, në tetor 2013 numri i të punësuarve ishte 423 mijë. Në tetor 2017 janë mbi 680 mijë të regjistruar në borderonë e tatimeve. Pra, 260 mijë vende pune në katër vite. Në 2017-2018 nuk mund të vazhdojmë më, por do të jetë një thirrje reflektive dhe jo represive. Pastaj ligji ka instrumentet e duhura për të reaguar”, deklaroi Ahmetaj.

Sipas të dhënave të qeverisë, rreth 800 kompani të mëdha punojnë me bilance të dyfishta, duke mos deklaruar rrogat e plota të punonjësve. 

G.F. / Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore