Përballja e yjeve, Griezmann kundër Messit dhe Suarez-Cavani kundër Ronaldos
Sot, në orën 16:00, nisin 1/8 finale të Botërorit “Russia 2018” me ndeshjen Francë-Argjentinë, që përballen në stadiumin “Kazan Arena”.
Lojtarët e Argjentinës duke festuar kualifikimin
Sot, në orën 16:00, nisin 1/8 finale të Botërorit “Russia 2018” me ndeshjen Francë-Argjentinë, që përballen në stadiumin “Kazan Arena”. Franca, fituese e Kupës së Botës më 1998, vjen në përbërje me shumë yje, por fokusi kryesor është te Griezmann. Në krahun tjetër, mjafton të përmendësh Argjentina dhe prozhektorët drejtohen te Messi. Griezmann apo Messi, cili do të bëjë diferencën?
Francezi ka lënë pak gjurmë këtë Botëror, por gjithsesi, ka arritur të shënojë një gol, edhe pse me penallti, pikërisht në sfidën e parë ndaj Australisë. Në dy ndeshjet e tjera ka qenë në hije, sidomos ndaj Danimarkës, që dukej se kishte hyrë në fushë thjesht për statistikë.
E kundërta me Messin. Ishte protagonist absolute ndaj Islandës me veprimet e tij, mori penallti, por nuk arriti ta shënonte. Në sfidën ndaj Kroacisë nuk la aspak gjurmë dhe Argjentina e tij u mposht keq. Ndaj Nigerisë ai rikthehet lider, shënon një gol shumë të bukur dhe Argjentina kualifikohet.
Në mbrëmje ka një tjetër përplasje titanësh. Suarez-Cavani kundër Cristiano Ronaldos. Të tre vrasës të portave kur vjen puna për të shënuar. Uruguaj është treguar perfekt në fazën në grupe, grumbulloi 9 pikë dhe nuk pësoi gol. Suarez dhe Cavani lanë gjurmët e tyre. Vuajtën ndaj Egjiptit, por Suarez u zhbllokua ndaj Arabisë Saudite. Ndaj Rusisë shënuan të dy, edhe Suarez dhe Cavani.
Ndërsa Cristiano Ronaldo i vetëm ka shënuar më shumë se Cavani-Suarez. Plot 4 gola për yllin portugez, 3 që në start ndaj Spanjës. Shënoi edhe ndaj Marokut dhe Portugalia shkoi më e qetë në ndeshjen e fundit ndaj Iranit. Kurba e Ronaldos u ul në ndeshjen e fundit në grup, ku humbi penallti dhe për pak u ndëshkua me karton të kuq. Gjithsesi, sot është ndeshje tjetër, ku spektakli është i garantuar me kaq shumë yje në fushën e lojës.
Sondazhi i ditës:
Sipas jush, a duhet që KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës?
-
Po
58.2%
-
Jo
36.7%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 728
Lajme të tjera
-
Zbulohen emrat e disa prej artistëve që do marrin pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH, mes tyre Luiz Ejlli
30 Shtator, 08:09
-
Policia amerikane zbulon autorin e vrasjes së reperit Tupac! Legjenda e hip-hopit u ekzekutua në moshën 25-vjeçare në Las Vegas
30 Shtator, 07:47
-
Tragjedi në Greqi, ndërron jetë 50-vjeçarja shqiptare, pritet nga makineria e mishit! Ngjarja në sy të vajzës së saj
30 Shtator, 07:42
-
Lufta/ Zvicra vë në dispozicion 100 milionë euro shtesë për çminimin e Ukrainës! Putin ‘feston’ 1-vjetorin e aneksimeve: Ju e zgjodhët atdheun tuaj rus
30 Shtator, 07:32
-
Parashikimi i motit për ditën e sotme
30 Shtator, 07:22
-
‘Komunistët qarkullonin gjithfarë shpifjesh të ndyra, se; kosovarët janë katilë që vrasin rininë...’/ Refleksionet e emigrantit politik nga SHBA-ës
30 Shtator, 07:15
-
SHBA paralajmëroi masa shtrënguese për Serbinë, Rama: Shqipëria e përkushtuar për sigurinë e Kosovës! Palët të veprojnë me maturi
30 Shtator, 07:03
-
Të shtunën fundjavë rikuperimi pas një jave të vështirë... horoskopi për ditën e sotme
30 Shtator, 06:57
-
Osmani mirëpret thirrjen e ShBA-së ndaj Serbisë për të tërhequr trupat ushtarake rrotull kufirit
29 Shtator, 23:01
-
Mbi 20 mijë mesazhe në ‘EncroChat’, si e fundosi reklama në agjencinë imobilare trafikantin shqiptar të drogës në Angli! Pastroi 2 mln dollarë të përfituara nga droga në Shqipëri
29 Shtator, 22:44
-
Franca emëron të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor
29 Shtator, 22:41
-
Pas gati 3 dekadash, arrestohet autori i vrasjes së reperit Tupac në vitin 1996
29 Shtator, 22:34