Përballja me drejtësinë amerikane, Donald Trump kërkon përjashtimin e gjykatëses nga çështja ndaj tij

Përballja me drejtësinë amerikane, Donald Trump kërkon përjashtimin e gjykatëses nga çështja ndaj tij

Donald Trump

Të dielën, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka vënë në shënjestër gjykatësen federale të caktuar në çështjen ku ai akuzohet për përpjekje për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Avokati i Trump ka argumentuar se veprimet që ndërmori klienti i tij pas humbjes ishin thjesht "kërkesa".

Përmes një postimi në media sociale, zoti Trump shkruante me shkronjta të mëdha se, "NUK MUND TË KEM NJË GJYKIM TË DREJTË NGA GJYKATËSJA E CAKTUAR", duke shtuar se ai kishte në plan të kërkonte që gjykatësja Tanya Chutkan ta përjashtonte veten nga gjykimi i çështjes dhe që gjyqi të mos zhvillohej në Uashington.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk është paraqitur asnjë kërkesë zyrtare në gjykatë. Gjykata nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment.

Në të njëjtën kohë, ish-nënpresidenti republikan, Mike Pence, ka deklaruar se nuk përjashton mundësinë e të qenit dëshmitar në çështjen ku Trump është akuzuar për përpjekje të paligjshme për të mbajtur pushtetin pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2020 përballë demokratit Joe Biden. Pence tha se "nuk kishte plane" për të dëshmuar, por nuk e përjashton mundësinë.

Avokati i zotit Trump, John Lauro, ka shprehur se ai do ta mirëpriste dëshminë e zotit Pence nëse ish-nënpresidenti vendos të bëjë një gjë të tillë. Avokati Lauro ka argumentuar se çdo veprim që ndërmori Trump pas zgjedhjeve të vitit 2020 ishin shprehje të "aspiratave të tij" të mbrojtura nga liria e fjalës.

Kjo situatë tërheq vëmendjen e opinionit publik, duke shkaktuar interes të madh dhe spekulime për zhvillimet e ardhshme në çështjen penale kundër ish-presidentit Trump. Zbulimet e mundshme të zotit Pence dhe shënimet e tij mund të kenë ndikim kyç në drejtimin e kësaj çështjeje gjatë gjyqit.

Ndërkohë, Trump ka shpallur kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, duke paraqitur një sfidë të fortë për kandidatët tjerë të Partisë Republikane dhe duke vazhduar të jetë një figurë kryesore në politikën amerikane.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

S’ka më akuza për SPAK dhe Altin Dumanin? Meta: Kam reflektuar shumë

S’ka më akuza për SPAK dhe Altin Dumanin? Meta: Kam reflektuar shumë