Përballja me të shkuarën nëpërmjet kinematografisë, regjisori: Është domosdoshmëri

“Përballja me të shkuarën edhe roli i kinematografisë në shoqërinë shqiptare edhe spanjolle”, bëri bashkë sot aktorin edhe regjisorin e kinemasë shqiptare Mevlan Shanaj dhe akademikun Daniel Verdú, në një dialog të moderuar nga artistja e angazhuar me çështje të memories historike në Shqipëri Ema Andrea. Ambasadori i Spanjës, Vicente Canelles Montero, teksa e cilësoi Shqipërinë, një vend që ka kapërcyer një nga diktaturat komuniste më të egra të Europës Lindore, që hyri në një fazë të re drejt procesit të demokratizimit dhe përballjes me të shkuarën, shton se Spanja doli nga një regjim diktatorial rreth 15 vjet përpara Shqipërisë. Regjisori Mevlan Shanaj teksa rrëfeu zhvillimet kinematografike të para viteve ’90, ndali edhe tek përpjekjet e mëdha, që bënë kineastët tanë pas ’90, për të ruajtur këtë traditë.

“Komuniteti i kineastëve, që e ruajtën me sforco traditën e kinemasë shqiptare pas viteve ‘90 janë për t’u përgëzuar, sepse nga një kinema që ishte nën ombrellën e shtetit, një ditë prej dite u ndodh në këtë shkretëtirë. Prandaj unë mendoj se kinemaja sot duhet që të tregojë personalitet, të tregojë bëmat e shoqërisë edhe të skalit karaktere,  sepse kinemaja është domosdoshmëri, është histori edhe memorie edhe pse sot është si e gjithë shoqëria shqiptare, me gropa edhe me probleme”, shprehet kineasti Mevlan Shanaj.

Skenaristja Natasha Lako teksa rrëfen eksperiencën e saj personale, se si krijuese gjatë diktaturës komuniste nuk i është imponuar asnjëherë temat që do të zhvillonte, shton se censurat nuk kanë munguar

“E rëndësishme është që ne diskutojmë herë pas here për problemet e kinematografisë, me dëshirën për të depërtuar më shumë në botën e brendshme të njeriut. Edhe atëherë krijuesit janë përpjekur që të shpalosin diçka nga bota e tyre. Unë s’mund të flas në direktivat e krijuesve të ish- kinostudios, por unë si krijuese mund të them se mua asnjëherë nuk më është imponuar ndonjë temë personalisht. Mundet që kjo të ketë ndodh me të tjerë, por unë e kam nis me “Mësonjëtoren” edhe s’më ka thënë askush, se si duhet që ta bëja. Sikundër nuk mund të them se s’ka pasur të tjerë që e kanë bërë këtë”, tregon skenaristja Lako.

Më tej Lako shton se asokohe sigurisht që ka pas kontrolle edhe masakrime, për këtë ajo kujton  “Gjeneral gramafoni” me regji të Viktor Gjikës, fundi i të cilit është rixhuar.

“Të thuash që nuk kishte autocensurë në diktaturë është çmenduri”, vijon Lako.

Ndërsa, Lako e quan skandaloz faktin se sot në Shqipëri realizohet një film me metrazh të gjatë një herë në tre vjet.

“Nëse ne nuk kemi prodhim sot, është sepse s’ka garë. Është shumë pak që të bësh një film me metrazh të gjatë një herë në tre vjet. Është skandaloze. Pa sasi nuk vjen cilësia. Ne trembemi nga filmat e sotëm, sepse më herët ka pasur shumë prodhim. Prodhimi i mëparshëm e mbyt akoma filmin e sotëm. Nëse do kishte prodhim sot kinematografia jonë, s’do flisnim aq shumë për atë kinematografi”, thotë Lako.

Historiani i artit Daniel Verdú përfundon se filmat që u krijuan gjatë frankizmit, sot janë bërë kanun i kinematografisë frankiste edhe shihen akoma në televizionet spanjolle, prandaj asnjë lloj censure nuk mund të jetë pozitive, përsa i përket kinematografisë.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion