Përballja me Tiranën, Qatip Osmani: S'e kemi mendjen te festa, duam tifozë në stadium

Përballja me Tiranën, Qatip Osmani: S'e kemi mendjen te festa, duam tifozë në stadium

Qatip Osmani, trajner i Vllaznisë

Vllaznia dhe Tirana luajnë nesër në 17:00 për raundin e 26-të në Superligë. Në "Loro Boriçi" të Shkodrës do ndeshen dy skuadra historike dhe jo më kot përballja cilësohet si "Klasike" e futbollit shqiptar.

Në prag të ndeshjes për mediet foli trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani. Tekniku tregon se portieri Qarri vijon të jetë i lënduar dhe në katërkëndësh do jetë Mehidri. Shqiptari nga Maqedonia e Veriut kërkon sa më shumë tifozë në stadium.

"Për ne ndeshja e radhës është një ndeshje me rëndësi. Ashtu si me ekipet e tjera, në lojë janë tri pikët. Ekipi është përgatitur për ta fituar këtë ndeshje, sepse dhe rezultatet e fundit na kanë dhënë një vetëbesim. Sigurisht që është e veçantë nga ndeshjet e tjera, për shkak të rivalitetit, për shkak të prestigjit", tha trajneri.

Më pas Osmani u ndal edhe te lojtarët e gatshëm për këtë ndeshje, teksa portieri Qarri nuk ia ka dalë për shkak të lëndimit.

"Lojtarët janë të motivuar dhe të gatshëm për ndeshjen e nesërme. Sigurisht do bëjmë çmos për ta fituar ndeshjen. Jemi ruajtur në aspektin emocionet mos të na çojnë në rrugë të gabuar.

Presim që të ketë sa më shumë tifozë në stadium dhe shumica e lojtarëve janë me përvojë, janë mësuar në një atmosferë të tillë. Është e mira për Vllazninë të ketë sa më shumë tifozë, sepse janë përkrahja e ekipit. Qarri është ende i lënduar, ndërsa Smajli do të jetë në formacion. Nuk e kemi mendjen te festa", vijoi trajneri.

Vllaznia me 43 pikë mban vendin e dytë, shtatë pikë më pak se Egnatia kryesuese. Nga ana tjetër Tirana me 35 pikë gjendet në vendin e gjashtë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar