Një burrec dhe frikacak e ka quajtur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ish-Kryeministrin Sali Berisha, për shkak se ky i fundit zgjodhi t’i shmangej përballjes në GJKKO pas padisë për shpifje. Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, Veliaj tha se duhet t’i jepet fund filozofisë ‘ti hapim rrugë të marrit’ për shkak se Berisha është simboli i mashtrimit.
“Ka kaq kohë që thotë: të ftoj në debat jo po Irani, garda revolucionuare, përralla me mret nga këto teoritë e konsiracionit. Sot vajta në gjykatë, unë e di por kam përshtypjen sot e dinë të gjithë që Berisha është kokrra e frikacakut, një burrec që nuk ka as pikë kurajo të përballet në debat. Mënyra më e mirë për tu përballur në debat është: “Eja në gjykatë dhe na vërteto të gjitha këto mashtrime'” tha Veliaj në 'Sot live në Shqipëri' në Report Tv.
Ai tha se Berisha në mënyrë të paturpshme merret me familjet e të gjithëve teksa në fakt familja e tij është më problematikja.
“Po kjo historia që ti futesh te çdo krevat, në çdo vrimë çelësi, poshtë çdo fustani, merresh me familjet e të gjithëve ndërkohë që je familja më problematike në vend ke një djalë që hodhi në erë 26 veta, një fshat të tërë, si kryeministër urdhërove vrasjen e njerëzve, si kryeministër ose president urdhërove avionët të shkonin në Vlorë. Një njeri që i ka bërë shumë të këqija këtij vendi, por që deri tani ka ecur me idenë “hë më se këto do më tolerojnë se unë jam njeri i madh”. Jo përpara ligjit janë të gjithë të barabartë. Sot kishte shansin të përballet në debat. Si frikacak dhe si burracak refuzoi të vijë. Gjyqtari për mendimi mori një vendim të drejtë dhe tha: ‘Kush është ky që i bën karshillëk gjykatës? Të merret me polici dhe të vijë në datën 19 Maj. Ndryshe do shpallet fajtor’”, tha Veliaj në Report Tv.
Ai u shpreh se gjithçka në këtë betejë e bën për të vendosur një standard dhe jo për fushatë elektorale.
“Nuk e bëj këtë për datën e zgjedhjeve. Fakti që në datë 19 Maj do të shkoj përsëri aty është për të dhënë një shembull që në një Shqipëri që duam ta ndërtojmë, ti nuk mund të vësh përpara këtë lloj modeli dhe të mos guxojë asnjë njeri të angazhohet me jetë publike, të jetë gazetar, të jetë sipërmarrës, të jetë aktivist. Mund të vijë një tsunami balte dhe lluce dhe intimidohet çdo njeri të marrë një angazhim sepse të sulmon dhe bullizon Sali Berisha. Ka shumë njerëz që më thonë jo po është plak,. Jo po është i marrë, jo po është rrjedhur, jo po e pe në stadium vetëm. Ai mund të jetë [plak dhe i rrjedhur Nëse e ka çështje të shëndetit mendor njeriu vjen me certifikatë dhe thotë kam probleme dhe prandaj gënjej, pra kam patologji. Kjo historia që duhet tí hapim rrugë të marrit duhet të mbarojë. Unë besoj se më shumë se i marrë ai është i ligë. Duke vendosur këtë standard inkurajohen dhe të tjerë që të bëjnë beteja publike", tha ndër të tjera Veliaj.
Nga emisioni “Sot Live në Shqipëri”, kryetari i PS për Tiranën Erion Veliaj, komentoi premtimin e Belind Këlliçit për transport falas, duke paralajmëruar se kjo do të falimentonte bashkinë. Veliaj premtoi shtim të flotës së autobusëve në Tiranë dhe futjen e linjës së autobusëve ekspres.
Premtimi për transport falas nga kandidati opozitar Belind Këlliçi, për Erion Veliajn është jo serioz dhe do të sillte falimentimin e bashkisë. Gjatë një interviste në Report Tv, kandidati socialist për bashkinë e Tiranës, paralajmëroi shtimin e flotës së autobusëve si dhe linja të urbanëve ekspres në kryeqytet. Veliaj u ndal te investimet konkrete në zonën e Astirit, duke njoftuar edhe hapjen e një kopshti fëmijësh. Sipas Veliajt, mandati i tretë do të shërbejë për të përfunduar investimet në cdo cep të kryeqytetit.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, i ftuar në Report Tv tha se projektet që kanë bërë për zhvillimin e Tiranës do të futen në histori, ku mes tyre përmendi, ndërtimin e 40 shkollave, zgjerimin e parkut të Liqenit Artificial, hapjen e parkut të Farkës, Piramida, etj. Veliaj tha se këto janë projekte që do t ëmbesin tërë jetën.
“Gjërat më elegante janë kullat. Kulla që ke mbrapa shpine, është ajo në formë kaktusi do hapet si ambasada e izraelit. Ne themi hotelet, turizmi, po pastaj ku do rimë, te shtëpia ime, jote, do flenë në divan. Hotel si Mariot bënë të mundur që Tirana të priste 28 krerët e BE. Të gjithë u mbresuan nga fakti që Tirana ka të tilla aktivitete. Në bulevardin e Ri do të çojmë gjykatën e lartë, te kryqëzimi dytë prokurorinë e përgjithshme. Tirana në mandatin e tretë do balancohet në drejtim të veriut.
Sot është fakt, liqeni, mbaronte te shkolla Winston dhe kopshti zoologjik. E gjithë zona e liqeni që pastruam kishte 98 shtëpi pa leje. Këtë javë sapo hapëm parkun e liqenit të farkës. Kemi dyfishuar sipërfaqen e gjelbër të Tiranës. Të ankohesh është gjëja më e thjeshtë. Fakti që unë isha në aktivitete te liqeni i Tiranës, është bërë aq bukur, sa në çdo cep ka jetë, ndaj ishte e nevojshme kalimi në liqenin e farkës. Rikuperimi i parkut rinia, të Farkës, mbarimi i piramidës, 40 shkollave, do jenë gjëra ku do jenë tërë jetën. Do bëhet e njëjta gjë si tek arena kombëtare. Nëse propozimet vijnë me kullë pa kullë, kjo ka pak rëndësi. Te arena sot ke radio, studio të ndryshe, qendrën TUMO”, tha Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u pyet në Report Tv edhe për çështjen e investimit në një shkollë në zonën e Astirit në Tiranë.
“Së pari Astirin e shpallëm lagje. Së dyti sollëm ujin sepse pa ujë nuk ka jetë. Ajo zone furnizohej me puset e Laknasit. Investuam dhe zgjidhëm një problematikë shumë të madhe. Astiri po ta shohësh, edhe kabinat e votimit i çojmë me kontejnerë. Imagjino s’ka vend për të bërë një pikë votimi. Këta që akuzojnë tani kanë shumë gjynahe, se si e shqyen zonën e Astirit. Sot ata akuzojnë për 40 shkolla ndërkohë që vetë nuk bënë asnjë shkollë. Kështu që të thuash që nuk është bërë asnjë shkollë është çmenduri. Megjithatë ne kemi gjetur dakordësinë për metrat katrorë, i kemi fituar të pesta gjyqet. Sot kemi pesë ambiente. Nesër ose pasnesër hapim kopshtin e parë në Astir”, tha Veliaj.
Duke folur për investimet në infrastrukturë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha në Report se mandati i tretë do të jetë mandati i investimeve në çdo cep fundor.
“Mandati i tretë do të jetë pikërisht mandati i vajtjes në çdo cep fundor. Të gjitha akset që të sjellin në qendër tani janë transformuar sigurisht që tani fillojmë dhe punojmë në nivel kapilar, edhe me mbarimin e Unazës së Madhe. Ndjekim korsine e unazës”.
Kryebashkiaku Etion Veliaj ka komentuar në Report Tv premtimin e Belind Këlliçit për transport falas! Veliaj tha se një gjë e tillë do të falimentojë bashkinë dhe sipas tij e ka propozuar një projekt të tillë sepse e di që më 14 maj do të humbë dhe askush nuk do t’i kërkojë llogari.
Veliaj u ndal edhe tek propozimi i tij për transportin, ku tha se do të ndërtojnë një linjë ekspres fillimisht me tre linjat e autobusit, Unazën, Tiranën e Re, Kinostudio-Kombinat.
Është kollaj ta shesin sapunin për djathë nëse të hënën s’do fitosh dhe s’do të kërkojë njeri llogari. Unë kam ndërmend të fitoj bindshëm, për të treguar që jemi një forcë që e kemi aleancën me njerëz. Koha e kopshtit ku ti rrotullon makina e avion në studio është muhabet fëminor. Jemi angazhuar të themi vetëm gjërat që do bëhen. Tirana ka nevojë për 50 shkolla, kemi 10 për të bërë. Tirana ka nevojë për linja ekspres.
Po të ishte për ta bërë falas, e kishte bërë Shkodra. Ajo që mund të bëhet dhe duhet bërë, dhe që ka rezultuar efikase, se këto të tjerat falimentojnë bashkinë. Shtimi i flotës së autobusë është e mundur, por lipset të kalojmë në rrugë ekspres. Nëse nuk është, dopio fizarmonika, na duet një korsi ekspres e pandërprerë. Parimi është, tani që kemi marrë financim nga BE, do kalojmë Unazën, Tiranën e Re, Kinostudio-Kombinat me një linjave të pandërprerë ekspres, besoj që brenda këtij viti do shohim rezultat e para. Do e fillojmë me këto linja. Do shkurtohet koha nga 54 minuta, unaza të shkojë në 27 minuta.
Sot Prishtina me dy linja autobusi është bileta gjysmë euro. Në asnjë vend nuk ekziston falas. Tirana me 40 lekë është çmimi më i ulët në rajon, por bërja zero falimenton bashkinë. Kemi sot këtë projekt të financuar", tha Veliaj.
hajt bre lali se e dime sa mashtruyes je. oksigjen per ndjeskesit e tu te lekut, se as socialistet ste duan, sepse as te aktivisti ste mbeshtesin
PërgjigjuKa 10 kallëzime nga opozita në Spak, c'ne kaq shpejt kur denoncon kryeka..loresi?
Përgjigju