Përballje titanësh në Champions
Real- Bayern, Barcelona-Juve

Përballje titanësh në Champions<br />Real- Bayern, Barcelona-Juve
Bayern Mynih-Real Madrid dhe Juventus –Barcelona janë dy super përballjet e fazës çerekfinale të Uefa Champions League.
 
Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës ka qenë i pamëshirshëm duke vënë përballë skuadrat favorite ndërsa me fat ishte Atletico Madrid finalistja e sezonit të shkuar që do të përballet me surprizën Leicester City.
 
Dueli tjetër që po ashtu premton spektakël është Borussia Dortmund-Monaco dy skuadra që luajnë një futboll spektakolar.
 
Bayern-Real është një klasike e futbollit Europian. Madrilenët i nxorën jashtë bavarezët 3 vite me parë në gjysmëfinale dhe më pas fituan trofeun ndërsa këtë herë Bayerni do të kërkojë të marrë hak.
 
Spektakël dhe luftë e fortë sportive premtohet edhe në Juventus-Barcelona. Edhe në këtë rast bardhezinjtë mund të kërkojnë të marrin hak për humbjen në finalen e Berlinit të dy viteve më parë.
 
Ndeshjet e para të fazës çerekfinale do të luhen më 11 dhe 12 prill ndërsa ato të kthimit një javë më pas.

rruga per ne kardif

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, shtëpi e makina...gjithçka e zhytur në ujë

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, shtëpi e makina...gjithçka e zhytur në ujë