907 kilogramë metamfetaminë u gjetën të fshehura në një ngarkesë me lakra në Teksas, sipas Agjencisë Amerikane kundër Drogës (DEA).

Në një video që po qarkullon në mediat amerikane dhe rrjetet sociale, shihet sesi agjentët hapin fletët e lakrave brenda të cilave ndodhej droga.

Sekuestrimi u krye nga disa agjenci ligjzbatuese në rajonin e Rio Grande Valley.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje se nga vinte ngarkesa apo autorët pas saj.