Opozita e re nuk ishte në unison në tryezën e reformës zgjedhore që u organizua sot nga OSBE-ja. Në momentin që u largua përfaqësuesi i PD-së, Rudina Hajdari u shpreh 'mirë e bënë, nuk ke ç'i do këtu'. Por në momentin që të gjithë deputetët e opozitës u larguan nga tryeza u bashkua me atë duke dalë nga salla. Deputeti Rald Gjoni vrapoi për të akuzuar Damian Gjiknurin se e ktheu tryezën me tre bashkë-kryetarë, referuar faktit që Ivi Kaso i PD-së foli i dytë pas përfaqësuesit të PS-së.
"Mirënjohës për OSBE-në, dalja jonë ishte në shenjë proteste. Ne nuk mund të bëhemi fasadë e një tryeze që kthehet me tre bashkë-kryetarë, për të na delegjitimuar ne dhe për legjitimuar një fejesë PD-LSI". Jeni xhelozë? "Jo mos bëj diversion. Ne kemi dalë në shenjë proteste, të asaj maskarade që pamë në fillim të tryezës. Nuk jemi fasadë, pa votën tonë nuk votë për ndryshim sistemi" tha ai. Por teksa Gjoni po fliste për mediat, Rudina Hajdari iu drejtua duke i kërkuar që të mos bënte shoë politik. "Ralfi, mos bëj show politik, por hajde" tha ajo duke u larguar në mbledhjen e grupit që po zhvillohet, ku opozita e re do të vendosë se cfarë do të bëjë në vijim.