TIRANE - Mandatimin që PDIU i bëri kryetarit të saj Shpëtim Idrizit për të hyrë në negociata me kryetarët e forcave kryesore politike për zgjedhjet e 21 qershorit, është bërë më i vështirë për shkak të qëndrimeve të deputetëve të tij. Kreut të PDIU-së Idrizi do t’i duhet që fillimisht të konsultohet me deputetët e forcës së tij politike për të përcaktuar paraprakisht se me kë do të bashkëpunojë.
Dje deputeti i kësaj force politike, Dashamir Tahiri, deklaroi për “A1 Report” se është dhe do të vijojë të ngelet pjesë e opozitës shqiptare. Sipas Tahirit, pavarësisht se kryetari i forcës së tij politike vijon të jetë në negociata, ai do të vijojë të jetë pjesë e opozitës.
Është mandatuar zoti Idrizi për të negociuar me palët politike për zgjedhjet lokale?
Tahiri: Po vazhdon, zotit Idrizi i është dhënë mandati të vazhdojë, akoma nuk e ka mbyllur mesa di unë.
Ju vazhdoni të jeni pjesë?
Tahiri: Unë kam qenë pjesë e opozitës dhe vazhdoj të jem pjesë e opozitës
Edhe nese do të vendosë që të jetë në koalicion me PS?
Tahiri: Do pyetet baza
/Shqiptarja.com

VIDEO