Përçahet Unioni i gjyqtarëve
Akuza: Kryetari sillet si bajrakta

Përçahet Unioni i gjyqtarëve<br />Akuza: Kryetari sillet si bajrakta
TIRANE - Takimi vjetor i Asamblesë së Përgjithshme i mbajtur nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, ka nxjerrë në pah përplasjet brenda gjyqësorit, ku nuk kanë munguar akuzat e ndersjellta. Një nga anëtarët e bordit të Unionit, gjyqtari i dhomës penale Gerti Hoxha akuzoi Drejtorin e Bordit drejtues Ervin Metalla, se në vend të mbrojë gjyqtarët e keqpërdor këtë shoqatë.

“Rasti më flagrant ku kryetari i bordit drejtues Ervin Metalla ka mishëruar si të thuash kultin e individit, apo parime bajraktarizmi. Shpesh herë është i pranishëm në politikën tonë, është rasti i mbledhjes së fundit të Marsit. Në rastin konkret pamë disa parregullsi kushtetuese apo ligjore në hetimin e saj gjyqëtare. Parregullsi të cilat u konstatuan edhe nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, për këtë arsye ne morëm një vendim për t’u drejtuar me një letër. Letra u përgatit dhe u la koha e nevojshme që antarët të jepnin mendimin e tyre, kaloi dhe ai afat dhe sot e kësaj dite mbas dy muajsh kryetari i Unionit të Gjyqtarëve duke mbajtur vulën në xhep nuk ka bërë të mundur dërgimin e këtyre letrave”.- tha Hoxha.

Nuk ka munguar reagimi i Metallës i cili i ka quajtur akuzat e kolegut të tij si të stisura politikisht.
“Shoqata e Gjyqtarëve, është një bashkim vullnetar i gjyqtarëve që nuk mund të kërkohet pjesmarre me detyrim. Kjo më duket një nuancë politike e importuar. Tek e fundit nëse individi nuk bie dakort me qëndrimet e shoqatës kjo është demokracia tek e fundit”.- tha Metalla.

Në Asamblenë e Unionit të Gjyqtarëve u vur re mungesa e dy prej antarëve të bordit drejtues. Mungesa e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe Presidentit të Republikës Bujar Nishani i ftuar në cilësinë e kreut te KLD.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë