Përçarja e PD/ Debate në Report Tv, Bejko: Na ndau Berisha, do thjesht PD dhe jo të fitojë zgjedhjet! Gazetari: Alibeaj dhe Bardhi po i shërbejnë mazhorancës

Përçarja e PD-së mbetet ende një ndër tematikat më të nxehta në debatet televizive. Ashtu sikurse në çdo deklaratë të  tijën ish-anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejkou shpreh se partia demokratike është ndarë për shkak të Berishizmit. Sipas tij, Berisha thjesht kërkon PD dhe jo të fitojë zgjedhjet. I ftuar në Sot Live në Shqipëri me gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu ishte edhe gazetari Sami Neza, i cili ka patur këvndvësghtrim ndryshe nga ai i Bejkos.

“Unë nuk do preferoja bashkim por bashkëpunim. E thënë troç na ndan Berishizmi. Dhe kjo do të thotë që duhet ta mbyllim atë kapitull. Çfarë ka të re rithemelimi, çfarë ka ndonjë gjë të re se unë se di? Kjo betejë nuk u bë për karriget? Normalisht që Berisha e Basha për atë e bëmë. Por unë poërshëmbull dola për të ruajtur legjitimitetin e partisë.

Përgjegjësinë më të madhe e ka ai që pretendon se e ka shumicën, pra kështu pretendon Berisha. Edhe pse për mendimin tim nuk e ka shumicën. 43 mijë e anëtarëve nuk janë as 40%. PD është e ndarë në mbështetës të Berishës, pjesa që e kundërshton atë dhe elektorati gri. Berisha këtë kërkon. Berisha do të fitojë PD por jo zgjedhjet.”- tha Bejko.

I pyetur nëse kemi të bëjmë me një “riciklim apo rithemelim”, gazetari shprehet se zgjedhjet vendore 2023 do të jenë platforma më e mirë që PD të verifikojë problematikat e veta.

“Unë them që është diçka mes riciklimt dhe rithemelimit. Nuk mendoj se gjatë këtij viti ja ka dalë t’i përmbushë të gjitha kërkesat. Mendoj se zgjedhjet do jenë platforma e mirë që PD do verifikojë problematikat e veta.- tha gazetari.

Bejko kujton dhe kohët e vjetra në PD ku pranon se brenda selisë blu veprohej si të kishte dorën e një “tirani”. Vetë Bejko aprovon se ata që mendojnë sot si Berisha janë “rrahur” politikisht por edhe fizikisht. Gjithsesi për pretendimin e fundit, Bejko nuk dha ndonjë rast konkret.

“Foltorja është thjesht pronë e Sali Berishës, unë e pranoj ne dikur thoshim “E di doktori”. Sot Berisha nuk është më një njeri i lirë, është Non Grata. Edhe pse ai e kundërshtoi tha që është vendim politik. Por, ajo që dua të them është se sot ata mendojnë njëlloj si Berisha, s’ka zë kush ta kundërshtojë. Të gjithë ata që qëndruan pranë Berishës në atë festën janë rrahur. Berisha i ka rrahur ata edhe politikisht por edhe fizikisht.”- tha Bejko. 

Për Sami Nezën, Alibeaj dhe Bardh janë duke bashkëpunuar me mazhorancën dhe sipas tij përçarja e PD nuk ka ardhur nga Berisha.

“Alibeaj dhe Bardhi duhet të tërheqin padinë në gjykatë. Ky është moment i rëndësishëm mendoj unë në një raport të drejtë me politikën. Ata s’mund të jenë politikanë duke bërë fshesën e Ramës. Ky pohim është kundërshtuar nga Bejko i cili u shpreh se me Berishën nuk shkon askund.

S’ka lidhje  Berisha për përçarjen e PD. Problemi ka qenë se u përdor nga Edi Rama. Nuk është problemi se çfarë debatesh bëhet. Se kam parë kurrë PD si një parti që s’ka konflikt të brendshëm,. Berisha e ka pasur koshiencën e kësaj gjëje dhe ka tentuar t’i bashkojë. Ajo pjesë që është ndarë duhet të theksojë që është ndarë për çështje politike apo se po i shërbejnë Edi Ramës.”- tha Neza.

Bejko: Me Berishën sot nuk shkon asgjëkund. Se kush i shërben Edi Ramës është vetë ai. Është tmerrësisht i vjetër, ka të njëjtin fjalor. Është pak i frikshëm për militantët e PD-së. Me Sali Berishën nuk vjen dot në pushtet.

Të pyetur për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, edhe në këtë sfond të aktualitetit Bejko dhe analisti nuk ranë në të njëjtën linjë. Sipas Bejkos përzgjedhja e Altin Dumanit është një ogur i mirë ndërsa Nezaj është shprehur se mes Kim dhe Ramës pati një konflikt për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Bejko: Personalisht, jam i kënaqur që është në krye të SPAK një personalitet si Dumani. Kam dëgjuar se është një figurë që nuk është implikuar në çështjet e aferave. Është një shenjë e mirë.

Mendoj që plaga me e madhe e kësaj shoqërie është korrupsioni, që buron nga sistemi demokratik.

Sami Neza: Ka patur një konflikt dhe një problem  në procesin e kreu t të ri të SPAK. Kjo u duk te theksimi i ambasadores Kim. Qeveria kishte instrumentet për ta ndërruar këtë proces.

Altin Dumani u zgjodh në krye të SPAK të premten duke marrë 5 vota nga 10 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që morën pjesë në zgjedhjen e kryeprokurorit të Prokurorisë së Posaçme. Ndërsa Edvin Kondili u rendit i dyti me 4 vota dhe Adnan Xholi mori vetëm një votë. Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK që prej krijimit të këtij institucioni kyç që pas reformës në drejtësi. Mandati i Dumanit është 3-vjeçar, pa të drejtë rikandidimi.  Kjo ishte hera e dytë që Dumani kandidoi për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, pasi herën e parë nuk fitoi përballë Arben Krajës.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj