Përçarja/ PD e ndarë në 5 pjesë drejt zgjedhjeve e 2021, Basha përballë Rudina Hajdarit, Patozit, Topit dhe Murrizit 

Partia Demokratike po shkon e ndarë në pesë pjesë drejt zgjedhjeve parlamentare të 2021. Katër parti politike, të krijuara si rrjedhojë e përplasjeve të brendshme, humbjeve të njëpasnjëshme, mosrespektimit të statutit, përjashtimeve dhe luftës së ‘bërrylave’ në Partinë Demokratike, pritet të marrin pjesë në zgjedhjet për parlamentin e ardhshëm. Bëhet fjalë për Frymën e Re Demokratike me në krye Bamir Topin, Bindjen Demokratike me në krye Astrit Patozin, Lëvizjen Demokratike Shqiptare me nismëtar Halit Valterin dhe Myslim Murrizin si dhe për një tjetër lëvizje politike me në krye Rudina Hajdarin. Përfaqësuesit e katër partive të djathta kanë qenë më parë pjesë e rëndësishme e PD, por që zgjedhjet e 2021 do të luftojë për të mbledhur vota në të njëjtin terren elektoral me PD-në, duke krijuar kështu një grup prej 5 partish. 

Fryma e Re Demokratike me në krye Bamir Topin është produkt i përplasjeve të egra mes Sali Berishës dhe Bamir Topit, ndërsa tre partitë e tjera, përfshirë edhe lëvizjen politike të paralajmëruar nga Rudina Hajdari, janë krijuar gjatë drejtimit të PD nga Lulzim Basha. Ky i fundit propagandon që në vitin 2013 bashkimin e PD-së, por pas 7 vitesh nën drejtimin e tij, PD është e ndarë në pesë parti politike. Rudina Hajdari, e përjashtuar vitin e kaluar nga Berisha dhe Basha nga radhët e Partisë Demokratike, për shkak se refuzoi zbatimin e skenarit politik për dorëzimin e mandatit të deputetit, paralajmëroi dy ditë më parë zyrtarizimin e një lëvizje të re politike në shtator, për të për të garuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021.

Në 30 korrik, Myslim Murrizi, i përjashtuar gjithashtu nga PD si Rudina Hajdari, njoftoi krijimin e një partie të re, Lëvizjen Demokratike Shqiptare, së bashku me deputetin Halit Valteri, për të marrë pjesë në zgjedhjet e 2021. Ndërkaq, Binda Demokratike me në krye Astrit Patozin, pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, do të marrë pjesë gjithashtu në zgjedhjet e 2021. Nga ana tjetër, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë nënshkruar që në vitin 2018 një marrëveshje koalicioni, zbatimi i të cilës vihet në pikëpyetje për shkak të ndryshimeve kushtetuese për hapjen pjesërisht të listave. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/08/2020 03:06

    Duket qe te gjithe partite e cdo ane kane bere perjashtime,jo vetem te siperpermendurit.E gjitha kjo ndodh, sepse partite Akoma ndjekin dashje pa dashje metodat komuniste.Komunistet pothuajse gjithmone I kane perjashtuar kundershtaret apo rivalet e tyre e ne raste te shpeshta dhe I kane burgosur apo ekzekutuar.Duket se tani mjaftohen me perjashtime e anatemime,pasi te qenurit ne <<demokraci>> nuk ua lejon veprime me ekstreme.Demokracia e vertete Brenda partive do arrihet vetem kur asnje nuk do te perjashtohet ,por do te respektohet.Bota demokratike e vertete e ndjek kete rregull:JEMI DAKORD TE MOS BIEM DAKORD.Anetaret ikin vetem me deshiren e tyre.Shqiperia ka rruge te gjate per te bere qe te arrije deri ne kjo lloj demokracie Brenda llojit te vet.

    Përgjigju
  • edi: 26/08/2020 00:52

    Asnje mos te mendoj qe te votojne Lulushin or ca demokrate qe sillen rrugeve si qen dhe presin me ca qeshje te perdala se ne jemi te mire SOT ,por dje per 25 vite Vollen sa keta qe ishin Breke-Grisur dhe u vinte era PERCH .Sot kane Vila dhe bisnese e duan tju mashtrojne serish Votoni njerezit qe qendruan ne Parlament Dhe kerkuan hapjen e listave Per ju Popull

    Përgjigju
  • Plaku mere: 25/08/2020 20:25

    Bravo lulush,kashtë e koqe e bërë pd-në,krejt si baca njëherë e një kohë,por ai megjithse i rohitur,i thirri mëndjes shpejt dhe i mblodhi xhindet për t'a djegur e shkatërruar për së dyti Shqipërinë.Po ti lulush hë,hë,ti ec përpara drejt fitorjesh të reja në opozitë me gjenitë babale,salianj dushari,klevis faro slabinja,gazin pa mend,pa- loqen monument kulture ,tartan preshin,dukën e krimit,medi Gërdecin,strazo koburen,Muli geringun Ndok axhustatorin,e kompani dhe fitorjen në opozitë deri në 2029 e ke të garantuar.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 25/08/2020 17:54

    M*t i jati,m*t i biri;m*t ai që beri t'anë. Qe nga basha e deri te murrizi jane njerezit me te pavlere,pa bosht human,te korruptuar e bij te korruptuarish,jane mbetje te neveritshme qe i hyjne pune vetem RilindjesRames,per to zgjatur pushtetin edhe nje mandat tjeter.

    Përgjigju
  • Tirona: 25/08/2020 17:18

    Ja dhe nje arsye pse Shqiptaret largohen nga vendi i tyre.Ata nuk duan qe nga taksat e tyre te paguhen keto qindra parti ne nje vend kaq te vogel. Gazetaret dhe mediat duhet te ngrejne zerin cdo dite dhe te shensibilizojne shqipetaret qe te ngrihen dhe te protestojne per mos lejimin e formimit te partive te reja politike qe po lindin, se te gjitha keto parti te vogla fantazma qe jane dhe qe po lindin jane pjelle e atyre poltikaneve qe kane vrare, jane pasuruar dhe kane vjedhur kete popull

    Përgjigju
  • Beni: 25/08/2020 17:15

    na e mushet mendjen. rudina e lymi as veten e tyre nuk e kane ne parti jko te kene t tjeret. tozi pastaj prek kestin e radhe nfga rama per te fole. bamka eshte duke pushuar ne mes te pushimit. te fala

    Përgjigju
    • UKU MOMLIT: 25/08/2020 18:27

      M*t i jati,m*t i biri;m*t ai qe beri te jatin. Ky brez m*ti ka hall ti jape edhe nje mandat RilindjesRames per te shpetuar te pakten edhe per kater vjet pasurine e vjedhur,vrasjet,korripsionin galopant.

  • Or Tej: 25/08/2020 17:09

    PD ka shku per lesh Marike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë

Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë