U vra në Rinas, përcillet në banesën e fundit kapoja i bandës së grabitësve, Admir Murataj (VIDEO)

Familjarë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit, Admir Muratajt, grabitësit që humbi jetën tre ditë më parë në një shkëmbim zjarri me policinë në Rinas. Ceremonia e varrimit u mbajt në orën 12:00, në fshatin Çerem, të Tropojës.

Siç mund të shikohet në videot e siguruara nga gazetari i Report Tv, Artan Hoxha, veç familjarëve të shkuar nga Tirana, kanë marrë pjesë edhe banorë të fshatit të lindjes së Admirit. Ndërkaq, nuk ka mundur që të jetë në varrimin e vëllait të tij, Aleksandër Murataj, për shkak se ndodhet i burgosur në burgun 313. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Murataj u ka bërë apel drejtuesve që t'ia marrin parasysh kërkesën e tij, por kjo kërkesë nuk u pranua.  

Kush ishte Admir Murataj?

1554844842_admirmurataj.jpg
Admir Murataj, grabitësi mln eurove, i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë në Rinas

Admir Murataj u vra tre ditë më parë, pas një grabitje spektakolare brenda në aeroportin e Rinasit, në barkun e avionit ku po futeshin thasët me para të 4 bankave të nivelit të dytë në Shqipëri për tu transportuar drejt Vienës. Furgoni i grabitësve, që mendohet të kenë qenë katër veta, u ndoq nga policia pas grabitjes, ku pati shkëmbim nga të dyja palët duke lënë të vrarë Admir Muratajn.

Admir Murataj njihet ndryshe edhe si Admir Nikaj dhe është me origjinë nga Tropoja. Eshtë i martuar me një grua nga Berati e cila jeton me fëmijët në Prezë të Tiranës. Kanë dy vajza, njëra prej të cilave e martuar, dhe një djalë. Siç të afërm të tij tregojnë për Shqiptarja.com, Murataj kishte 18 vite që jetonte në Greqi, dhe vinte shumë rrallë në Shqipëri, vetëm gjatë pushimeve verore.

 

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • agim: 13/04/2019 10:24

    Besoj se fjalen e rastit e ka mbajtur i delegueri i Presidentit hajdut: Pershendetjet e pranishme i deleguari i Bshes me kompani

    Përgjigju
  • ETHEM: 13/04/2019 10:15

    I LUMT DORA ATOJ QE E HOQI QAFE. NJE HAJDUT ME PAK ESHTE MIRE.DUHET TE ZHDUKET E GJITHE KJO FARE E KEQE.EDHE PO TE QE NJERIU IM TE NJEJTIN URIM DO TE BEJA.DERI SA GJYKATA E LIROI NGA BURGU PER TE NJEJTEN GJE TREGON SE ME FIRMEN E TYRE DO TE ASGJESOHEN SHUME HAJDUT E KRIMINEL SI KY MYTEBER. -NUK DI NESE KA SHKUAR SB NE VARRIM.OSE SALI LUSHA,AGRON KULIÇAJ,MUL NOKA,PALOQA,BALLIU I VOGEL,STRAZIMIRI..ETJ.SA TE JENE NE POLITIKE KTA JORRA KY VEND DO VUAJ SHUME.

    Përgjigju
    • Alban: 14/04/2019 13:02

      Pse mor ti vjedhi lekt e tuja ? Ik mor idiot se paret e hajdutave ka vjedh.ty po te vjedh perdit qeveria e nk ban za

  • Komunistlindnukbehesh: 13/04/2019 09:56

    Mastermind...ndjese pastë...i bëri ndër atdheut duke kontribuar për rritjen e sigurisë kombëtare dhe vigjilencës se një vendi të natos...fundja bankat i kanë qindarkë kaq dhe sigurimet se mos po paguajnë miletin...nuk kuptoj ca komentues gjoja të indinjuar çfarë ju bëri more morra...

    Përgjigju
  • Andis: 13/04/2019 02:45

    Po leket a u gjeten ?

    Përgjigju
  • Tahip: 12/04/2019 18:56

    Ci jepnu rendesi ketyre plerava, vdekshin te gjithe vrases garbites etj

    Përgjigju
  • Ardi Veliu: 12/04/2019 18:55

    Sa mire qe e varrosen pa i bere autopsine dhe pa bere analizen baliastike te plumbave qe e vrane. Se mos na dilte, per dreq, qe nuk e ka vrare policia dhe na heqin meriten... Pale po te dilte qe eshte vrare nga te tjere per ta hequr qafe pasi ka ditur shume! Pale po te dilte qe nuk eshte vrare aty, por eshte lene aty i vrare qe ta gjeje policia... Jo, se pastaj hajt te gjeje policia se kush e vrau, kush e beri me te vertete grabitjen, etj. Ke pare ti qe me asilloj maskash mund te kene qene te tjere ata qe bene grabitjen dhe ate ta kene lene aty, te vdekur, per te genjyer policine?

    Përgjigju
    • riflo: 12/04/2019 23:20

      Mos do me t sjell nje raport zyrtar te firmos nga presidenti per cka ndodhi. U vra i kriminel cna rruhet kush e vrau, fal ketyre jane ne faz mbijetese robt normal. Ishalla i q nana te gjithve me keq se ky perfundofshin. Jan vra 25 presidenta amerikan e nuk eshte gjet vrasesi ti do me e gjet per i kriminel.

  • tori: 12/04/2019 18:43

    Kjo I pret hajdutat,grabitsit,vrasesit me origjin nga TROPOJA.

    Përgjigju
    • Tani: 13/04/2019 16:56

      Tropoja ta qift nanen e motren se lekt e shtetit ka marr te atyre hajdutve se po te pin gjakun apo po te ishte hajdut xhepash si ju do ta pergzonit.nuk vodhi njeri po vodhi hajduta qe po ua pin gjakun.drit past shpirti i tij

    • Sali Tropoja: 13/04/2019 12:46

      Tropojën si Hiroshima Amen

    • Doni: 13/04/2019 01:41

      Tori t’na e hash majen e karit ne nga Tropoja Legen

    • Loku: 13/04/2019 01:31

      C'pune ka origjina

  • Brahush: 12/04/2019 18:05

    I paharruar qoft kujtimi tij.paste kemben e mbare

    Përgjigju
    • Artan: 26/04/2019 14:43

      Pavarsisht nga jugu por Shqiptar dhe pro Tropojan

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur