Përcillen në banesën e fundit dy të moshuarat të cilat u torturuan dhe u mbytën me qese plastmasi në kokë dy ditë më parë në banesën e tyre në Durrës. Ceremonia mortore është mbajtur paraditen e sotme, rreth orës 10:00, ndërsa të pranishëm kanë qenë të afërm, miq, dhe të njohur të familjes Vava. Edhe pse kanë kaluar gati 48 orë nga vrasja e dy grave, Elsa Vavës 72 vjeç dhe Gjinovefa Vavës 77 vjeç, ende nuk janë gjetur autorët e vrasjes.
Por në përfundim të punës së grupit hetimor u arrit në përfundimin se përveç krimit makabër të mbytjes së dy të moshurarave, agresorët kanë mundur të marrin në banesë edhe shumën prej 2 milionë lekësh.

/Shqiptarja.com

VIDEO