Përcillet me nderime për në banesën
e fundit, ikona e cirkut Telat Agolli

Përcillet me nderime për në banesën<br />e fundit, ikona e cirkut Telat Agolli
Telat Agolli, një nga figurat më të shquara të artit të cirkut në Shqipëri është përcjellë me nderime nga dera e Teatrit të Kukullave.

Miq, familjarë, kolegë dhe dhjetëra artistë kanë sjellë tufa e kurora lulesh në shenjë nderimi dhe respekti. 

Barjam Kurti artisti i vjetër i Cirkut që ka punuar me Telat Agollin e vlerëson si një kontribuues të madh ne fushën e artit. 

Telat Agolli ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare në mëngjesin e 13 tetorit në Amerikë, ku kishte emigruar prej vitesh. Për këtë shkak homazhet janë zhvilluar një javë me vonesë.

Fatos Roshi, ish drejtori i Cirkut Roshi njëkohësisht edhe nip i tij, pohon se Telat Agolli ishte ndër të parët artistë akrobatë të inkuadruar në Trupën e Estradës së Tiranës, në vitin 1952, si profesionist. 

I lindur më 15 shkurt 1932, gjatë karrierës së tij, Telat Agolli ka bërë histori jo vetëm si akrobat por edhe në sportin shqiptar. Për 20 vjet nga vite nga 1950 deri në vitin 1972, në peshëngritje ai ka thyer rreth 99 rekorde kombëtare.

I dënuar nga sistemi komunist me motivacionin “Agjitacion dhe propagandë ndaj sistemit” nga viti 1976 deri në vitin 1982 ai u burgos. Kur u lirua nga burgu Telhat Agolli dha kontributin e tij në ecurinë e mëtejshme të cirkut shqiptar.

[gallery]19203[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Si sot e 33 vite më parë aty ishin 20 mijë prej nesh!

Si sot e 33 vite më parë aty ishin 20 mijë prej nesh!