TIRANE- Ministria e Jashtme ka çelur dyert për të bërë homazhet në nder të ndarjes nga jeta të ambasadorit shqiptar në Poloni, Florent Çeliku. Të afërm, miq, kolegë dhe figura të jetës politike në vend i kanë dhënë lamturmirën e fundit diplomatit Çeliku, ndërsa kanë lënë edhe shënimet në librin e kujtimeve.
Ambasadori Çeliku u nda nga jeta në moshën 45-vjeçare nga një sëmundje e rëndë. Pas homazheve në hollin e Ministrisë së Jashtme, kortezhi i është drejtuar varrezave të Sharrës në kryeqytet aty ku do të prehet trupi i pajetë i diplomatit Çeliku.
Ambasadori Florent Çeliku ka qenë anëtar i Shërbimit të Jashtëm të Shqipërisë që nga viti 1992. Çeliku është diplomuar në Akademinë Diplomatike të Vjenës me konvalidimin e nivelit Master dhe në Foreign Service Institute (Departamenti i Shtetit-SHBA). Çeliku ka patur bashkëpunim intensiv me institucione prestigjioze shkencore, kulturore, arsimore shqiptare dhe të huaja, përfshi Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, universitete shqiptare, institucione polake, austriake, franceze.
Përpara vitit 1992, ka punuar në Akademinë e Shkencave, Instituti i Gjuhësisë dhe pedagog i jashtëm në UT , Fakulteti Filologjik. Para se të emërohej Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Poloni, Ukrainë, Lituani, Estoni dhe Letoni, Ambasadori Çeliku ka mbajtur postin e Zv/Minstrit të Punëve të Jashtme.
Gjate karrierës së tij të gjatë diplomatike Ambasadori Florent Çeliku ka pasur rastin të kontribuojë aktivisht edhe në ngjarje të rëndësishme të diplomacisë shqiptare.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com