Përcillet për në banesën
e fundit i urti Godo || 

Përcillet për në banesën <br />e fundit i urti Godo || 
TIRANË – Plaku i urtë 82 vjeçar Sabri Godo u përcoll sot për në banesën e fundit. Ndryshe nga një ditë më parë, kur dita e zisë ishte 24 orë në nderim të Leka Zogut, sot qeveria ka vendosur që zia në vend të mbahej vetëm 2 orë.
Në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, sot në mesditë flamuri kombëtar u ul në gjysmë shtizë dhe në orën 14.30 u mbajt një minutë heshtje.
Homazhet për të politikanin, publicistin dhe skenaristin Godo u mbajtwn në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë në orën 12.30 – 14.30.
Qindra qytetarë, të afërm, gazetarë, artistë, politikanë dhe personalitete të larta të shtetit i kanë dhënë lamtumirën e fundit, politikantit të njohur Sabri Godo.
Jo vetëm krerët më të lartë të shtetit shqiptare por edhe nga Maqedonia e Kososva kanë zhvilluar homazhe në nderim të Sabri Godos.Po ashtu në homazhe ishin të pranishëm ambasadorë të shumtë akredituar në Tiranë, ambasadori Arvizu, Sequi, Wolfarth.
Në homazhe kanë marrë pjesë presidenti i Republikës Bamir Topi, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, kryeministri Sali Berisha,kryetari bashksië së Tiranës Lulzim Basha, kryetari i LSI-së Ilir Meta të cilët kanë vendosur kurora me lule pranë trupit të pajetë të Sabri Godos. Po ashtu nga kampi opozitar kanë marrë pjesë në homazhe edhe ish presidenti Rexhep Meidani, deputetët e PS-së Gramoz Ruçi, Namik Dokle , Ben Blushi e Fatmir Xhafaj, kreu i PSD-së Skënder Gjinushi.Për të nderuar Sabri Godon ka mbërritur për homazhe edhe Princi Leka i dytë.

Sabri Godo ndërroi jetë mesditën e djeshme nga një tumor pulmonar. Politikani i njohur kishte dalë prej pak ditësh nga spitali, ku qëndroi i shtruar prej më shumë se 10 ditësh në gjendje të rëndë, pasi kishte kërkuar që t’i kalonte në banesë momentet e fundit të jetës.

Sabri Godo u shtrua me urgjencë në reanimacionin e Sanatoriumit më 22 nëntor, pasi vuante prej 7 muajsh nga një sëmundje e rëndë në mushkëri me të cilën ishte përballur që në muajin qershor të këtij viti. Ditët e fundit gjendja shëndetësore e tij u rëndua së tepërmi ndaj dhe vendosi të kthehej në shtëpi, ku është shuar dje rreth orës 13.00.

Trupi i Sabri Godos  prehet në varrezat e Tufinës në Tiranë.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Elbasani në festë, titulli i Kategorisë së parë ndez qytetin! Tifozët në rrugë

Elbasani në festë, titulli i Kategorisë së parë ndez qytetin! Tifozët në rrugë