Qindra artistë, aktorë dhe regjisorë kanë përcjellë me nderim për në banesën e fundit “Artisten e Popullit” Melpomeni Çobani.
Aktorja e njohur e humorit u nda nga jeta paraditen e së mërkurës, ndërsa homazhet u mbajtën këtë të enjte në Teatrin e Metropolit në Tiranë.
Melpomeni Çobani ka qenë edhe sportiste e klubit sportiv “Partizani” dhe ka vendosur disa rekorde në atletikë deri në vitet ’50. Ndërsa në vitin 1952 ajo u be një nga ndër themelueset e Estradës së Tiranës.
Ajo ka shënuar gjatë karrierës së saj artistike rreth 2500 role në teatër, estradë dhe film. Në kinema Çobani e nisi me një rol episodik në filmin e parë shqiptar “Skënderbeu” , më vonë në filmin “Tana” dhe vijoi me rolet e saj në filmat “Kapedani”, “Estrada në ekran”, “Tela për violinë”, “Radiostacioni, etj.
Gjatë homazheve aktori Luftar Paja, regjisori Fehmi Oshafi, Kiço Londo e të tjerë kanë folur për kontributin e jashtëzakonshëm të Melpomeni Çobanit në skenë dhe në ekran.
[gallery]19354[/gallery]
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO