Përcillet për në banesën e fundit Shkëlzen Qordja, mjekësia ligjore: Do shpëtonte nëse do mbërrinte shpejt në spital
Mjekët ligjorë kanë thënë për Report Tv se mund të kishte shpëtuar nëse do shkonte më shpejt në spital. Hetuesit kanë dërguar për ekspertizë automatikun.
Policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë dërguar për ekpertizë automatikun MP5, me të cilën u vetëvra gardisi Shkëlzen Qordja një ditë më parë në ambientet e Gardës së Republikës. Hetuesit kërkojnë të marrin përgjigje nëse në këtë armë ka gjurmë të tjera gishtash, përveçse të shoferit të Fatmir Xhafës, për të hequr çdo dyshim nëse kemi të bëjmë me vetvrasje ose jo.
Gjithashtu është kryer ekspertiza për gjurmët e barutit në dorën e djathtë të Shkëlzen Qordjes, të cilat nëse dalin pozitive konfirmojnë vetvrasjen.
Nga të dhënat paraprake të Mjekësisë Ligjore, 31 vjeçari kishte vetëm një plumb në kokë. Por burime nga ky institucion thanë për Report TV se nëse do të çohej direkt për në spital Shkëlzen Qordja mund të mbijetonte.
Sipas mjekëve mjeko-ligjorë, Qordja ka qenë për minuta të tëra ende me shenja jete, por kur kanë mbërritur kolegët e tij dhe më pas mjekët, ai kishte ndërruar jetë.
Report Tv u interesua pranë Gradës së Republikës për sa i përket automatikut që mbante Shkëlzen Qordja.
Ky institucion tha se gardistët mund ta mbajnë në makinë automatikun, por jo në rrugë. Gardistëve u lejohet që në rrugë të mbajnë vetëm pistoletën.
Ndërkohë 31-vjeçari është përcjellë për në banesën e fundit mesditën e së dielës. Familja e tij ka qenë mjaft e tronditur dhe ende nuk janë në gjendje të japin një prononcim.
Mister mbeten shkaqet për se u vetvra Shkëlzen Qordja. Deri më tani Garda e Republikës dhe familja e 31-vjeçarit nuk janë në gjendje të japin një arsyje që çoi në vetvrasjen e shoferit të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Shkëlzen Qordja u gjet mëngjesin e së shtunës pa shenja jete nga kolegët e tij brenda një garazhi te Garda e Republikës.
Ai e mbante armën në dorë dhe e kishte kthyer automatikun për të qëlluar me breshëri, por është vetqëlluar me vetëm një plumb, ndërkohë që dy plumbat e tjerë kanë përfunduar te xhami i makinës.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.8%
-
Trump
48%
-
S'kam mendim
4.2%
Vota total: 10540
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kushtetuesja riktheu në Kuvend ligjin për ‘diplomat’, PD: Sfidë e qeverisë të mbulojë mungesat e mjekëve
27 Janar, 15:40
-
Kredi për shtëpi me 0% interes, shpallen 85 mjekët e parë përfitues! Ministrja Koçiu: Së shpejti hapet faza e dytë e aplikimeve
7 Janar, 19:47
-
Vizitat në qendrat shëndetësore u rritën gjatë 2022-shit, por numri i mjekëve dhe infermierëve pësoi rënie si pasojë e emigracionit
4 Dhjetor 2023, 08:55
-
Emigrimi i mjekëve, humbjet neto nga shkollimi 45 mln euro
22 Korrik 2023, 08:30
-
Temperaturat e larta, Bashkia e Tiranës hap tenda me mjekë për të ndihmuar qytetarët
19 Korrik 2023, 18:47
-
Plani për të ndalur ikjen e mjekëve/ Dollenberg: Nisma për tu përgëzuar, por duhen kushtet! Mjeku Trepça: Rritja e rrogës do frenojë largimin
12 Prill 2023, 13:50
-
Mbi 3000 euro viti për studimet ose 3 vite punë në Shqipëri! Plani i Qeverisë për të ndalur ikjen e mjekëve të rinj nga vendi! U 'mbahet' diploma
12 Prill 2023, 11:58
-
Sot dita botërore e mjekëve, Presidenti Begaj uron ‘bluzat e bardha’: Respekt dhe mirënjohje
30 Mars 2023, 09:26
-
Shoqata e Infermierëve: Mjekët dhe infermierët s’i kanë marrë pagat! Drejtoria e Spitalit: Kanë kaluar në Thesar
19 Janar 2023, 16:01
-
Rama paralajmëron për ‘bllokimin’ e diplomave të mjekëve: S’do ua japim direkt sa të mbarojnë shkollën! S'mund të paguajë populli shqiptar për mjekët e Gjermanisë
18 Tetor 2022, 10:39
-
Berisha takim me mjekët: Rama iu detyron të emigroni, të ngihemi në protestë për t'ia shkurtuar ditët qeverisë
14 Qershor 2022, 19:58
-
‘Vrasje nga pakujdesia’, tetë mjekë përfundojnë nën hetim për vdekjen e Maradonës
14 Prill 2022, 15:04
A per mjeket qe kemi ne, keta e vdesin njerin e shendoshe.
PërgjigjuO Altin mjekt tani qe ikin ne gjermani bejne nja 4 vjet stazh dhe specializim pastaj kalojne mjeke. Jo te gjithe jane te pa afte por problemi eshte qe aftesia tek ne nuk vlersohet. Psh nje kirurg paguhet 700 mij leke dhe merr dhe baaksish sepse aq si dalin per 1/100 e specializimeve qe i duhet , ndersa ne austir 12 mij € dhe specializimet i mbulon shteti. Tek ne kane ngelur ato qe e kane mbaruar shkollen me kokrra veze
Mjeket tane po ikin nje e nga nje edhe po punesohen si mjeke ne Gjermani e gjetke o shpellar