Tiranë/ Gjendet i vdekur me plumb në kokë shoferi i Xhafajt, policia: Dyshohet vetëvrasje

TIRANË-Një punonjës i Gardës së Republikës, shofer i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj është gjetur i pajetë rreth orës 09:30 të ditës së sotme në garazhin e institucionit. Viktima është Shkëlzen Qordja. Ai është gjetur i vdekur me një plumb në kokë brenda në makinë në garazh nga kolegët kur shkuan për të marrë automjetet. 

Prokuroria e Tiranës, Policia e Shtetit dhe SHÇBA në një njoftim të përbashkët deklarojnë se provat e mbledhura deri më tani tregojnë se kemi të bëjmë me një vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tre gëzhoja, Shkëlzen Qordja ka një plumb në kokë, ndërsa dy plumbat e tjerë kanë përfunduar te xhami i makinës.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se në mjetin e Gardës u gjet i pajetë, i ulur në sediljen e shoferit, punonjësi SH.Q. Makina ishte e parkuar në garazhin e caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, i cili u gjet i mbyllur nga brenda. Nga kqyrja rezultoi se në kokën e viktimës ka plagë tejshpuese të shkaktuar nga armë zjarri, me qitje me drejtim nga e djathta në të majtë. Në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja të qitura nga arma automatike tip “MP5”, e cila ishte në dorën e djathtë të viktimës, me levën e ndërrimit të llojit të zjarrit, në pozicionin “qitje breshëri”. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima është vetëvrarë, me armën e shërbimit

Policia e Shtetit

Policia e Shtetit thotë se Shkëlzen Qordja ka nisur punë në 2017 në Gardë. 'Shkëlzen Qordja ka nisur punë në Gardës e Republikës në datën 29.03.2017 dhe nuk ka qenë asnjëherë subjekt procedimi, pezullimi apo mase tjetër disiplinore' deklaron Policia e Shtetit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së Gardës së Republikës, ndërsa janë marrë në pyetje edhe përgjegjësit e turnit në institucion. Kolegët e 31-vjeçarit janë shprehur se nuk e kanë parë të shqetësuar ditët e fundit.

Viktima Shkëlzen Qordja 

Shkëlzen Qordja ishte i martuar dhe banonte në Qytet Studenti në rrugën ‘Budi’, ndërsa nga një kërkim në profilin e tij në rrjetet sociale rezulton se ishte një ndjekës i futbollit, tifoz i Bayernit dhe Tiranës. Pas ngjarjes Garda ka njoftuar familjen e të ndjerit, ndërsa trupi do u dorëzohet familjarëve, pasi të bëhet ekspertiza mjeko ligjore për të përcaktuar zyrtarisht nëse është vrarë apo vetëvrarë. Familjarët të tronditur nga ngjarja nuk kanë pranuar që të flasin për mediat, ndërsa kanë hapur dyert e mortit.

Ambulanca te Garda e Republikes

Garda e Republikës – Njoftim për media
Sot rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës së Republikës është gjetur i pajetë brenda garazhit, të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Sh.Q., 31 vjeç. Trupi i pajetë u konstatua nga punonjës të Gardës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.

NJOTIMI/ Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Policia e Shtetit dhe SHÇBA
Policia e Shtetit është njoftuar nga Garda e Republikës, rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës, është gjetur i pajetë gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Sh.Q., 31 vjeç.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë, me përbërje oficerë të Policisë Gjyqësore ekspertë mjeko-ligjorë, ekspertë të kriminalistikës dhe hetues të SHÇBA-së. Nga veprimet e para hetimore rezulton se në mjetin e Gardës u gjet i pajetë, i ulur në sediljen e shoferit, punonjësi SH.Q. Makina ishte e parkuar në garazhin e caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, i cili u gjet i mbyllur nga brenda.

Nga kqyrja rezultoi se në kokën e viktimës ka plagë tejshpuese të shkaktuar nga armë zjarri, me qitje me drejtim nga e djathta në të majtë. Në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja të qitura nga arma automatike tip “MP5”, e cila ishte në dorën e djathtë të viktimës, me levën e ndërrimit të llojit të zjarrit, në pozicionin “qitje breshëri”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima është vetëvrarë, me armën e shërbimit.I ndjeri, ka nisur punë në Gardës e Republikës në datën 29.03.2017 dhe nuk ka qenë asnjëherë subjekt procedimi, pezullimi apo mase tjetër disiplinore. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:57
Vdekja e shoferit të Xhafajt, gardistët: Nuk e kemi parë të shqetësuar

Shkëlzen Qordja ka nisur punë në Gardën e Republikës në datën 29.03.2017. Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur kolegët, të cilët e kanë gjetur pajetë sot brenda në makinë. Kolegët e 31-vjeçarit janë shprehur se nuk e kanë parë të shqetësuar ditët e fundit.

Ora 14:18
Edhe vëllai i shoferit të Xhafaj punon në gardë, ka qenë shoferi i Ëngjëll Agaçit

Report Tv mëson se edhe vëllai i viktimës Shkëlzen Qordja është gjithashtu gardist, ndërsa ka qenë shoferi i Ëngjëll Agaçit,  i cili është sekretar i përgjithshëm i Kryeministrisë.

Ora 13:48
Vdekja e shoferit të Xhafajt, reagon Berisha: Ekzekutim mafioz

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vdekjes së shoferit të ministrit të Brendshëm. Berisha e cilëson si ekzekutim mafioz.

Fillon qerimi i hesapeve midis familjeve mafioze te pushtetit! Ekzekutim mafioz i shoferit te familjes mafioze Xhafa. Per te vdekurit ka vetem ngushellime per familjen dhe une ngushelloj familjen e viktimes! Natyrisht nje pyetje kerkon pergjigje, te cilen mjerisht duket se do ta marre me vete viktima. Kush e eleminoi Shoferin e familjes mafioze Xhafaj?? Habilajt, per gjemben qe u beri Goni/Gerondi dhe vella Fatziu minister? apo kjo vrasje mafioze ka lidhje me ngarkesen e narkoeurove te Taulant Yaris/Gjura/Hoxha/Jashari???

Sali Berisha

Ora 12:46
Burime për Report Tv: Gardisti ishte pezulluar/ Ministria e Brendshme e mohon

Burime për Report Tv pohojnë se 31-vjeçari Shkëlzen Qordja që u gjet i vdekur sot në garazh, dy ditë më parë ishte pezulluar nga detyra, ndërsa armën nuk e kishte dorëzuar. Por Ministria e Brendshme e mohon një lajm të tillë duke konfirmuar se Shkëlzen Qordja ka qenë në detyrë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trendafilja: 01/07/2018 03:33

    ROZA NA KUJTON NAFIJEN SEKRETAREN E PARTISE NE KOHEN E .........

    Përgjigju
    • Shpellar vicidoli: 01/07/2018 07:07

      Ti moj lule e ke te gjalle sekretarin e pare te PPSH-se (salukun)!!!!!

  • Labi: 01/07/2018 00:50

    Dy gjera jan ose kan qen i cmenduar ose depresjon ose i ka dite disa gjera q sduhet ti dinte kure dhe ka vrar veten per t shpetuar familjen e ti ..do e ken detyruar t vras veten do i ken then sgjith e mer o t veasim ty dhe familjen tente ose vrit veten e shpeton familja jote e kaq ...une jam me ps po kjo gje ska ndoth kote

    Përgjigju
  • Ermiri: 30/06/2018 23:28

    Perpos gjithe idjotesirave qe shkruani e lloj lloj komenti politik a ku di une cfare mendoj qe eshte shume e rende eshte shume e frikshme. Brenda nje institucioni ne te tilla rrethana, me moshe aq te re dhe per me teper njeriu familjes sic thote vete xhafa eshte e rende. Por ketu rahim uje hava kot se nuk jane zbardhur raste te kesaj natyre asnjehere ne kete shtet mafjoz. Eshte e rende per jeten e tij qe iku dhe familjes pa pet te tjeret tre dite eshte shume cudi me e madhe. Konkluzioni im eshte qe realisht jemi ne kufijte e shtetit mafjoz, te parase se piset qe ka uzurpuar cdo gje, kete para piset e dorixhon e majta dhe e djathta se bashku dhe pik. Lajm i trishte qe nuk ngelet ketu por me teper te trishton dhe frikeson per te ardhmen. Jane shenja vertet frikshem, shiko sibe percon lajmin media vetem kwte shiko nje kronike e asgje me teper.

    Përgjigju
  • Roza: 30/06/2018 15:12

    Keto I ben vetem PD qe te hedhi dyshet se e ka bere Xhafa. Krahasoni dy fytyrat: fytyra e paster e shendetshme e Xhafes dhe fytyra jeshile e verdhe e Bashes

    Përgjigju
    • Vlonjati: 30/06/2018 23:49

      Roza rozina celi trendelina. Comunist. Analist vangjelli rrockaj

    • Ops: 30/06/2018 19:08

      Roza bej nje lavazh trrurit

  • Eri: 30/06/2018 14:39

    Asnje sma mbush mendjen qe eshte vet vrasje perkundrazi , mos kish dal garant per leket qe u kapen ne dures te toyota yaris ,se gjith ministrat punet i bejen me shoferet ne shqiperi , per gjith ato lek te humbura nje do paguante komplet skema e mafjes nuk do shume per tu kuptuar imagjinoni o njerez ne ca faze ka harit qeveria e rames

    Përgjigju
    • Shpellar vicidoli: 30/06/2018 20:15

      Mos u lodh kot, po pyete lulen ose salukun keta i din te gjitha, ja thote qytetari digital.

  • Rilindja: 30/06/2018 14:38

    Nuk duhet paragjykuar individi por nje person qe punon per Ministrine e Brendshme qofte i mire apo i keq Ministri duhet te jete figure e paster dhe jo nje “mallist” i rendom qe mendon vetem per ate pune tere diten. Kur i futesh kesaj pune nuk del dot... “malli” i ka mpiksur trurin dhe ka mallkuar veten perpara se te mbulohet nga dheu! Jo te gjithe njerezit jane njerez te mire!

    Përgjigju
  • Faruku: 30/06/2018 14:27

    O Fred Funerali u kapen 3.4 miljon euro dukushi. “ VRAU VETEN ME NJE PLUMB NE KOKE “ te shikojme cdo te thote mbledhje e organizates se partise me BALLEN e parave te 3.4 miljonave si SEKRETAR PARTIJE I BANDES KRIMINAE dhe imagjinaten BABALE 1. BABALE 2 DHE KJO E FUNDIT BABALE 3

    Përgjigju
  • Atdhetari: 30/06/2018 13:59

    Mos u shqetesoni. Pas pak kete pune e zgjidh Mero Baze tek "TemA". Me nje shkrim te tijin do te n'a sqaroje qe shoferin e ka vrare ose Saliu, ose Zeni, ose Luli , ose Muli. Te gjithe do te marrim vesh qe e gjithe kjo eshte bere per denigrimin e Ministrit Xhafaj. Jane te poshter keta te PD. Do te konfirmohet nga Balla ne konference shtypi dhe nga Lorenc Vangjeli neper studiot e ndryshme televizive. Me shume ka gjasa qe ne fund prokurorja e pergjithshme te kerkoje ndjekje penale per Bashen si ideator te "Babale 3". Ja pra qe krisma nuk ka patur, por edhe nese jane degjuar krisma ato kishin dale nga SHQUP-i

    Përgjigju
  • Hasani: 30/06/2018 13:52

    Z. Olsi ke dhene nje koment te sakte ja keshtu zhduken provat dhe dakin te paster si qelibari.

    Përgjigju
  • Fredi FUNERALI: 30/06/2018 13:49

    Po ç'farë keni me FATMIR XHAFËN O Mjeranët e PDsë ?! Po pse kështu do vini në Pushtet ju O HAJDUTË??! Doni PUSHTET me ZOR , duke e ditur shumë mirë që Përfaqësoni PAKICËN ??!! Doni PUSHTETIN me ZOR , që të filloni AVAZIN e VJETËR nëpër DOGANA , duke GLLABËRUAR gjithçka dhe duke futur HORRAT dhe KRIMINELËT nëpër POLICI , DOGANA , PORTE dhe AEROPORTE , dhe të hapni TRRAUN e DOGANAVE sa herë që ju mbushin XHEPAT juve KRYE HAJDUTËVE të PDsë dhe LSIsë me €URO dhe DOLLARË !! Po pse ore MJERANË HAJDUTË Fatmir Xhafaj do ti çoj ndonjë POLIC , secilit Shqiptar , që mos të ndodhi asnjë Krim në Shqipëri ???!!! RESPEKTE për FATMIR XHAFËN që po LUFTON KRIMIN dhe NARKO-TRAFIKUN si asnjëherë më parë ! NEVERI për PD KRIMIN dhe LESHELINË .

    Përgjigju
    • Lexues: 30/06/2018 15:23

      Te befsha ps dhe pd dhe gjithe te tjerat..pse duhet te jene te pd ata qe kane dyshime per "vetevrasje" te tilla???? Popull injorant

    • Fredi: 30/06/2018 14:51

      Duhet sqaruar se cilin pozicion mbante viktima, te shoferit te pare apo te dyte. Nese do e donin te vdekur atehere mafia ka plot menyra te tjera per ta kryer. Por nje gje eshte e vertete qe dhe perpara ka patur vrasje brenda ambienteve te gardes. Fa-iku eshte budalla se nuk shikon mitren e ndare nga burri por fantazon sikur fle me Kim Jongun ne nje shtrat. Vrasja apo vetevrasja e shoferit personal e ben ministrin Xhafaj dhe sigurine e tij shume te prekshme. Te presim rezultatet e hetimit sepse fetevrasja nuk ma mbush mendjen. Gjithesesi eshte fak i frikshem dhe dyshues qe askush nuk ka degjuar krisma. Nuk merrem me Sali Fa-ikun por eshte e sigurt qe organizata kriminale e Saje Qorrit ne policine e shtetit eshte ende aktive dhe raportet konfidenciale flasin qarte per kete. Nese vertetohet si vrasje atehere eshte presion i qarte qe i behet ministrit te brendshem. Ngushellime familjes.

  • Erik: 30/06/2018 13:36

    Keqardhje per fatin e djalit, t'i japesh fund jetes ne kete moshe te re eshte tejet e dhimbshme. Ngushellime familjes, behuni te forte. Mjeraneve te opozites u them prisni o te lodhur te dalin raportet e para te ekspertizes, pastaj dilni beni politike me babale-skandalet tuaja.

    Përgjigju
  • Olsi: 30/06/2018 13:02

    Kushedi sa gjera dinte shoferi per ministrin Xhafaj. Tani nuk mund te flase me...

    Përgjigju
  • Taulanti: 30/06/2018 13:02

    KJO NUK HAHET FARE SI KA MUNDESI ? SKANDALI # 2 MINISTRIT XHAFAJ SHKARKIMIN NGA PUNA DHE TE VRASE VETEN UAAAAAAA MINISTRI DUHET TE THIRRET NGA INVESTIGATORE TE HUAJ JO SHQIPETARE NJE ORE E ME PARE KETU LUHEN GJERA SHUME SERIOZE KRIMINALE QE ESHTE PERFSHIRE MINISTRIA E BRENDESHME QE MBAS TAHIRIT DIHEN MARDHENJET QE KANE SHOFERET ME “BOSET” SKAM KOMENT ME PO KJO ESHTE SHUME SERIOZE DHE LUHET DICKA KRIMINALE DROGE LARJE PARASHIKUAR OSE HEQJE QAFE PERSONI

    Përgjigju
  • Arben tironci: 30/06/2018 12:50

    Cfardo rethane vrasje Xhafa duhet te jape dorheqje mjaft mesi ne kohen e Enverit kur memet shehu vrau veten me nje plumb ne koke

    Përgjigju
  • Faik: 30/06/2018 12:15

    Të hetohet imtësisht sepse NUK ka ROB në atë moshë dhe me punë shumë të mirë që të vrasë veten ?! INVSTIGIM pafund kësaj VRASJE deri sa të gjendet KILLERI i Vërtetë . Sa për atë Fredi KËRMËN që e kanë nxjerë nga Shtëpia ÇUPAT me Gruan , s'kam ç'them tjetër , veçse ja u mbështes Veprimin Çupave të Fredit ! Fredi ZORRAXHIU NUK durohet këtu kur KOMENTON , Jo ta durojnë ato ShalëShqyerat tek Shtëpia !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së/ Pjesëmarrje e ulët te Zogu i Zi, policia orienton drejtuesit e automjeteve të kalojnë në rrugë dytësore

Protesta e PD-së/ Pjesëmarrje e ulët te Zogu i Zi, policia orienton drejtuesit e automjeteve të kalojnë në rrugë dytësore