Përdhunimi i 12-vjeçares në Greqi, misteri i vizitave në shtëpinë publike! Dyshohet se 25 burra abuzuan seksualisht me të miturën
E ëma e të miturës dhe i dyshuari kryesor
Detaje të tjera tronditëse kanë dalë nga hetimet për 12-vjeçaren në Greqi, ku shkonte në shtëpi publike dhe ishte viktimë e përdhunimeve. Mbeten mister 5 vizitat e saj në shtëpinë publike në Gazi, ku më shumë se 25 burra kanë rënë në kontakt dhe kanë përdhunuar të miturën. Megjithatë deri më tani nuk ka prova të mjaftueshme për të nisur procedurat përkatëse ndaj tyre.
Sipas hetimeve, tortura e vogëlushes ka nisur në prill të vitit 2022. Por të dhënat nga 2 celularët që i janë dhënë 12-vjeçares tregojnë se komunikimet e saj me burra të ndryshëm kanë nisur që në qershor të vitit 2021. Mësohet se 2 kartat SIM që vajza kishte në dy pajisjet celulare Redmi dhe iPhone ishin të lidhura me karta krediti, por transfertat e parave i ngarkoheshin të huajve, njëri nga Uzbekistani, 65 vjeç ndërsa tjetri nga një vend aziatik.
Ende janë shumë detaje që kanë nevojë për sqarime, por ka më shumë se 35 të dyshuar në listën e personave që mund të kenë dhunuar të miturën. Ndërkohë nëna e të miturës është në paraburgim së bashku me të dyshuarin kryesor, 53-vjeçarin Ilias Michos që dyshohet ta ketë përdhunuar dhe më pas i gjente klientët përmes një aplikacioni.
Nëna e saj 37-vjeçare, duket se jo vetëm që ka qenë në dijeni për aktet, por ka qenë ajo e cila e ka çuar të bijën në duart e tyre, përkundrejt pagesës.
Dyshimet se nëna e saj kishte rolin si tutore, u shtuan kur u gjetën në llogarinë e saj disa derdhje parash, që kapnin vlerën e 110 mijë eurove. Vetë ajo i ka mohuar këto akuza, por pa mundur të bindë trupën gjykuese. Sakaq, mediat greke thonë se 12-vjecarja po merret në pyetje nga psikologët ndërsa vëllezërit e saj janë në gjendje shoku dhe të rënduar nga ana psikologjike.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3139
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbytet gomonia në ishullin grek, humbin jetën 8 emigrantë, 6 prej viktimave të mitur
25 Nëntor, 15:15
-
Shef i NATO-s, Mark Rutte viziton sot Turqinë ku do takohet me Erdogan dhe Fidan! Nesër do të jetë në Athinë
25 Nëntor, 09:49
-
Policia greke asgjëson mbi 1 ton lëndë narkotike, i djeg në furra gjigante (VIDEO)
23 Nëntor, 18:59
-
Greqia në grevë të përgjithshme, punonjësit protestojnë për presionin e kostove të jetesës
20 Nëntor, 19:53
-
Paralizohet Greqia, sot grevë 24 orëshe në sektorin publik dhe privat
20 Nëntor, 08:21
-
E zuri korenti duke vjelë ullinjtë, humb jetën 48-vjeçari shqiptar në Korfuz
18 Nëntor, 18:34
-
‘Po flirton me Erdoganin dhe Ramën’, Mitsotakis përjashton nga partia Demokracia e Re ish-kryeministrin Samaras
16 Nëntor, 16:49
-
Gjirokastër/ Arrestohet 32 vjeçari, u kallëzua nga një 14 vjeçare se kreu marrëdhënie me dhunë ndaj saj
15 Nëntor, 15:20
-
Greqi/ Në kërkim për vjedhjen e 7 banesave, arrestohet ‘skifteri’ shqiptar
13 Nëntor, 17:10
-
VIDEO/ Aksident i rëndë në Athinë, përplasen 2 motorë, vdes 18 vjeçari shqiptar, shpëton adoleshenti grek
12 Nëntor, 18:17
-
Trump bisedë telefonike me kryeministrin grek Mitsotakis! Qeveria greke: Në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve
12 Nëntor, 12:53
-
Pas takimit me shqiptarët në Selanik, Rama për mediat greke: Keqinformim për pronat në Himarë! Keqardhje për zhurmën 'Beleri'! Asnjë problem për të forcuar marrëdhëniet me Greqinë
4 Nëntor, 15:18