EMRI/ E përndiqte prej disa javësh, mbrëmë i shkoi në banesë dhe përdhunoi të renë, arrestohet 48-vjeçari në Berat

EMRI/ E përndiqte prej disa javësh, mbrëmë i shkoi në banesë dhe përdhunoi të renë, arrestohet 48-vjeçari në Berat

Foto ilustruese

BERAT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Berat, ku një 31-vjeçare është përdhunuar nga një 48-vjeçar që e përndiqte prej kohësh.

Pas  përdhunimit, policia ka mundur të arrestojë 48-vjeçarin Loren Cako nga Kuçova, i cili prej kohësh ngacmonte dhe e përndiqte të renë, madje kohët e fundit ai i shkonte edhe në banesë duke i bërë presion. 31-vjeçarja ka bërë dhe kallëzim në polici më parë dhe ka kërkuar mbrojtje por kjo nuk e ka penguar 48-vjeçarin agresiv që t'i shkojë në banesë dhe ta përdhunojë.

48 vjeçari pas denoncimit është vënë në pranga ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ‘’Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura’’.

Kjo ngjarje e rëndë si për ironi të fatit vjen në një ditë me Ditën ndërkombëtare kundër dhunë ndaj grave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare