Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Lushnjës ku 56 vjeçari Edi Bushi, dyshohet se ka përdhunuar sistematikisht një 34 vjeçare. Sipas informacioneve, 34 vjeçarja vuan nga problemet e shëndetit mendor dhe nga ekzaminimet ka rezultuar 8 muajshe shtatzënë. Ajo ishte komshie me 56 vjeçarin dhe jetonte me babin e vëllain e saj.
Ka qenë vëllai i 34 vjeçares i cili e ka bërë denoncimin në polici. Të dhëna konfidenciale thonë se 34 vjeçarja është dhunuar seksualisht edhe nga persona të tjerë të moshave të mëdha.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pa zotë për t'u mbrojtur".

Komente

