Një 15-vjeçare nga Lezha prej më shumë se një jave detyrohej që të bashkëjetonte dhe të kryente marrëdhënie seksuale me një 41-vjeçar i cili e mbante të mbyllur në banesën e tij, pasi donte të bashkëjetonte me të.

Ngjarja ka ndodhur në Durrës aty ku Martin Haxhinaj, i cili është kapur nga policia, më anë të dhunë psikologjike ka detyruar G.Gj. 15 vjeçe, të bashkëjetojë me të në banesën e tij në Durrës, për rreth një javë, ku dhe ka kryer me të marrëdhënie seksuale.

41-vjeçari Haxhiaj akuzohet për ”Marëdhënie seksuale ose homoseksulae me të mitur”dhe”Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë”.

Vajza sapo ka bërë denoncimin është rikthyer në Lezhë atje ku jetonte me familjen e saj.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)