Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kukës, ku dy vëllezër kanë përdhunuar një vajzë nga Kosovë, që ishte me probleme mendore dhe fizike. Policia e Kukësit bën të ditur se në pranga u vunë vëllezërit Xh. H., 31 vjeç dhe M. H., 24 vjeç banues në  fshatin Lojme të Kukësit.

"Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase kosovare, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj", thuhet në njoftimin e policisë.  

Ndërkohë në një intervistë që ka dhënë babai i 20-vjeçares për mediat në Kosovë thotë se vajza ishte zhdukur prej tre ditësh. Sipas tij ajo është në gjendje jo të mirë, ndërsa shprehet se në Kosovë ka kaluar ditë të vështira. Sipas babait, personi kryesor në këtë ngjarja vazhdon të jetë në kërkim.

 “Gjendja e saj nuk është e mirë. E kanë marrë në Kukës. Dy i kanë burgosur dje edhe njëri është në kërkim. Ai është kryesori është në kërkim”, ka thënë Milazim Berisha, babai i vajzës.

Ai ka treguar se vajza është kthyer mbrëmë në Kosovë dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërkohë materialet në ngarkim të shtetasve XH. H. dhe M. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.