ITALI- Rrahje, dhunë dhe abuzim seksual në grup! Këto janë akuzat e rënda të ngritura ndaj tre të rinjve shqiptarë 21, 23 dhe 29 vjeç, të arrestuar tashmë nga policia e Milanos.
Dhuna ndaj 23-vjeçares dyshohet se ka ndodhur në dhomën e një moteli në Cornaredo (Milano). Njëri nga të tre autorët ndodhet tashmë në burg, pasi dyshohet se është autori i vrasjes së ndodhur në Cornaredo më 23 tetor, pranë një lokali.
Sipas skemës që u rindërtua nga hetimi i kryer nga prokuroria, tre të rinjtë shqiptarë kishin takuar viktimën (një vajzë 23-vjeçare me origjinë nga Haiti) në një dhomë në zonën e Corso Como, në Milano, në mbrëmjen e 2 majit.
Një nga të rinjtë e arrestuar tashmë, kishte rënë dakord për një shërbim seksual me pagesë me 23-vjeçaren dhe sipas asaj që kishin rënë dakord do të shkonin në një hotel në qendër të Milanos.
Por në vend që të shkonin atje, i riu shqiptar e dërgoi vajzën nga Haiti në një motel në Cornaredo. Aty iu bashkua edhe vëllai dhe kushëriri i tij. Në ato momente ka filluar dhuna ndaj të resë në mënyrë të përsëritur.
Më pas kriminelët u larguan nga dhoma e motelit në orët e para të pasdites së 3 majit, duke e liruar përfundimisht të renë, e cila në atë moment u largua me vrap nga ai vend, duke kërkuar ndihmë dhe duke raportuar ngjarjen tek karabinierët.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2957
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U vra me thikë 2 ditë më parë, zbulohet identetiti i shqiptarit në Itali dhe 2 pistat e hetimit mbi ngjarjen
27 Nëntor, 18:48
-
Grupi i deputetëve italianë: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit
27 Nëntor, 17:40
-
Xhenova/ Nuk pranonte të ndahej, shqiptari dhunon barbarisht të dashurën italiane dhe i thyen hundën! Policia e arreston 35-vjeçarin
27 Nëntor, 16:26
-
Milano/ I dënuar me 2,5 vite burg për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 31-vjeçari shqiptar i kërkuar! Gjykata e lë në arrest shtëpiak
27 Nëntor, 16:05
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Goditen dy grupe ‘skifterësh’ në Padova dhe Modena, 4 shqiptarë të arrestuar! Akuzohen për të paktën 20 vjedhje në seri, dy kishin prerë bileta avioni për arratisje
26 Nëntor, 16:53
-
Jorida Tabaku takohet me delegacionin nga parlamenti Italian: Procesi i Integrimit s'do të thotë që do mbyllim sytë nga problemet reale
26 Nëntor, 16:30
-
Itali/ I droguar në timon rrezikoi jetën e agjentëve, arrestohet 35-vjeçari shqiptar! Rikthehet në burg që të vuajë dënimin e mbetur për vrasje
26 Nëntor, 16:08
-
Itali/ Shqiptari vritet me thikë, plagoset i vëllai, në pranga 2 shtetas nga Maqedonia e Veriut
26 Nëntor, 11:06
-
Vrasja në Itali pas sherrit në lokal, ja kush është shqiptari Nikolin Nika! Baba i dy fëmijëve të mitur dhe me origjinë nga Shkodra, të panjohura motivet
25 Nëntor, 17:02
-
Siç i kopjojmë Italisë turizmin, gatimin, modën, sa më shpejt dhe sistemin shëndetësor!
25 Nëntor, 15:43
-
Media italiane: Plani B i Melonit për qendrën e emigrantëve në Gjadër
25 Nëntor, 11:33