Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane pasi akuzohet për vrasjen e një të huaji, 45-vjeçarit maroken Abderrahimi Elkharmoudi.

Ngjarja ka ndodhru të dielën e kaluar në Cornaredo. Ansa shkruan se viktima, sipas asaj që u rikonstruktua në hetimet e karabinierëve, kishte pasur një sherr në një lokal të qytetit për një grua, e lidhur mesa duket me të arrestuarin.

Ky i fundit i pyetur sot nga hetuesit dhe ka shfrytëzuar të drejtën për të mos u përgjigjur. Arrestimi u bë me urdhër të prokurorit Pasquale Addesso.

Shqiptari pas vrasjes do të zhdukej nga vendi i ngjarjes duke shkuar jashtë shtetit dhe më pas do të ishte kthyer në Itali. Ndër elementët ndaj tij janë edhe pamjet e kamerave të vëzhgimit. Në orët në vijim prokurori do t'i kërkojë gjyqtarit hetues vërtetimin e arrestit dhe qëndrimit në burg.