FIER- Dy lokale dhe një hotel, ishin kthyer në çerdhe prostitucioni në Fier që prej majit të vitit 2022, çka solli arrestimin e 4 pronarëve të këtyre ambienteve. Bëhet fjalë për Besiko Molishtari 71 vjeç, Nesti Golemaj 69 vjeç, të cilët ishin pronarë të një lokali në lagjen ‘Kastriot’ në Fier. Po në të njëjtën lagje, ishte përshtatur në ambient për ushtrim prostitucioni edhe lokali i Naxhie Aliajt, 63 vjeç, që gjithashtu u arrestua nga blutë e Fierit. Gjithashtu, ra në pranga edhe pronari i hotelit Tajar Hysenaj 69 vjeç

Gjithashtu, në këtë operacion të policisë u vunë nën hetim edhe 8 persona të tjerë të përfshirë.

Nga hetimet e kryera rezultoi se 4 pronarët bashkëpunonin me njëri-tjetrin për t’i përshtaste në çerdhe prostitucioni që prej majit në viti 2022

Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

 

Ekstraktet e bizneseve