Përdorimi i antibiotikëve në fermat e kafshëve, Vuksani: Rrezik për njerëzit, po krijohen super bakteret, abuzohet me matrikullimin kur çohen në thertore  

Rreth 40 për qind e fermerëve shqiptarë raportuan se përdornin antimikrobikë në kafshët e tyre sipas një vrojtimi në 525 ferma të prodhimit blegtoral, që u krye në kujdesin e Organizatës Botërore të Ushqimit FAO, rezultatet e të cilit u publikuan së fundmi.

Lidhur me këtë studim, Ana Vuksani, eksperte e Sigurisë Ushqimore, e ftuar ditën e sotme në emisionin 'Sot Live në Shqipëri', në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, u shpreh se përdorimi i antibiotikëve pa kriter tek kafshët, ka krijuar probleme tek njerëzit që konsumojnë mishin ose qumshtin, sepse po krijohen superbakteret.

Sipas saj, duhet një kohë e caktuar që trupi i kafshësh ta eleminojë një antibiotik, që më pas mos të krijojë rrezik nëse konsumohet nga njeriu.

‘Europa i ka reduktuar me 50 për qind përdorimin e antibiotikët. Studimi është vetëm për përdorimin e antibiotikëve, përdorimi i tepërt i tyre dhe për njerëzit ka krijuar super bakteret. Po krijohen baktere rezistente që do të jetë e pamundur që ti luftojnë me antibiotikë. Është problem për njerëzit kur përdoren tek kafshët antibiotikët, pasi çdo antibiotik ka një kohë që trupi i kafshësh është në gjendje ta eleminojë dhe antibiotik të ndryshëm kanë kohë të ndryshme që trupi i kafshës t’i eleminojë. Në momentin që kafsha se eleminon kur të konsumojmë qumësht, apo nënproduktet e tij si edhe mishin, këto do të kalojnë në trupin e njeriut. Ne mund të marrin antibiotik që janë përdorur për mjekim e kafshëve', tha ajo. 

Për eksperten e Sigurisë Ushqimore, në Shqipëri abuzohet me matrikullimin kur kafshët çohen në thertore. Sipas saj, matrikullimi duhet të bëhet në momentin që kafsha lind, dhe jo pak ditë para se të shkojë në thertore.

 ‘Çdo kafshë duhet që të jetë matrikullar, sepse nëpërmjet numrit bëhet e mundur që edhe qeveria të hartojë politika për vaksinimin në rast epidemie, të marr masa. Ka një sistem që kafshët janë të regjistruara sipas një numri matrikullimi dhe asnjë kafshë nuk mund të theret nëse është e pa matrikulluar dhe këtu ndodh që kafsha matrikullohet pak ditë para se të shkojë në thertore, gjë që duhet që të bëhet që në fillim që lind. Kur ka matrikullim veterineri sheh në kartel nëse ka kaluar ai afati që është bërë antibiotiku dhe thotë zotëri ti s’mund ta therësh tani këtë kafshë pa kaluar afati për t’u eleminuar antibiotiku. Ky sistem duhet që të funksionojë dhe të përditësohet’, tha ajo.

Vuksani bëri edhe një apel për fermerët, në rastet kur mbajnë një numër të vogël kafshësh ose shpendësh në shtëpi. Ajo tha se nuk duhet të shkojnë direkt në farmaci për të marr antibiotik, por më parë të konsultohen me një veteriner.  

‘Edhe kafshët preken nga infeksione, si njeriu, duhet që njerëzit që kanë 5 ose më shumë kafshë dhe mund ti përdorin për ti shitur ose për përdorim vetjak duhet që ti drejtohen veterinerit fillimisht dhe jo të shkojnë në farmaci. Veterineri është ai që nëpërmjet diagnozës më pas përcakton se çfarë antibiotiku duhet të përdoret', tha ajo. 

S.B/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Uzuni përshëndet me postim fansat e ekipit të ri Austin në spanjisht: Shihemi së shpejti në stadium!

VIDEO-LAJM/ Uzuni përshëndet me postim fansat e ekipit të ri Austin në spanjisht: Shihemi së shpejti në stadium!