Tiranë - Eksperti i IT-së Tomi Kallanxhi, në një intervistë për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri, ka komentuar për sfidat dhe ndikimin gjeo-politik që lidhen me TikTok dhe përdorimin e platformave të mediave sociale.
Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që mbi 50% e aksioneve të TikTok të jenë në pronësi të kompanive amerikane, për të pasur kontroll mbi të dhënat e përdoruesve dhe ndikimin që kjo mund të ketë. Aktualisht, 35% e aksioneve të TikTok janë të detyruara të jenë në duar amerikane, si pasojë e kërkesave të shtetit amerikan.
'Trump i dha afat 90 ditëve që të shiten 90% të aksioneve. Shteti amerikan kërkon mbi 50% aksioneve në pronësi të kompanive amerikane. Për momentin janë 35% të TikTokut edhe këto të detyruar nga shteti amerikan. Për mua është çështje gjeo-politike. Ne e shikojmë social media si punë komunikimi. Por për SHBA dhe Kinën këto janë mjete të kontrollit të masës.'
Ai gjithashtu përmendi se shumë shtete, përfshirë Bashkimin Europian, po fillojnë të kërkojnë që të dhënat e përdoruesve të TikTok të ruhen në servera brenda kufijve të tyre. Kallanxhi përmendi se Europa është më pak në harmoni me Shtetet e Bashkuara në disa aspekte, por ka disa qëndrime të përbashkëta, siç është kërkesa për kontroll më të madh mbi të dhënat dhe përdorimin e platformave.
'Edhe kur u bë mbyllja u kthye si boomerang. Shumë nga influencerat shkuan në Kinë. Shumë prej influencerave janë të paguar. Këtë kishte hall dhe shteti amerikan. Shumica e aksionerëve amerikanë kërkuan nga TikTok edhe të dhënat e përdoruesve amerikanë të vijnë në Amerikë. Do fillojë edhe BE, që ti kërkojë TikTok që përdoruesit e TikTok serverat ti kenë në BE për përdoruesit e BE. Europa pajtohet në disa gjëra me Trump, por në shumë gjëra nuk pajtohet. Edhe ajo që bëri Zuckerberg duke hequr fact check. Tani Meta e hoqi këtë gjë, fatmirësisht e ka hequr vetëm për SHBA. Në Europë nuk është hequr. Në Amerikë nuk do mbyllet, edhe në Shqipëri kryeministri ishte në takim me stafin e drejtuesit të lartë të TikTok dhe tha se TikTok nuk do mbyllet. Mund të vendoset një ligj nën 18 apo 16 vjeç. Të forcohen kriteret.'
Në fund, Kallanxhi foli për përdorimin masiv të mediave sociale nga të rinjtë, duke përmendur se një përdorues nën moshën 18 vjeç harxhon mesatarisht 6-8 orë në ditë në TikTok dhe Snapchat.
'TikTok ka 1.8 mld përdorues. Në shumë shtete si India, Pakistani, Bangladeshi nuk është i aksesueshëm. Nëse do ishte në këto shtete do ishte shifër më e madhe, gati sa facebook që ka 3.9 mld përdorues. Një i ri nën moshën 18 vjeç harxhon 6-8 për në ditë në TikTok në telefonin e tij, në Snapchat. Kjo shifër është një statistikë është bërë nga komuniteti i IT këtu në tiranë. Janë investuar gati 200 të rinj. Ora mesatare ishte 6 orë e gjysëm. Edhe bashkëmoshatarët e mi habitem me kohën në social media. Për njerëzit koha mesatare është gati 5 orë e gjysëm.'
Ai gjithashtu bëri një analizë të fushatave të sponsorizuara të Trump në Facebook, duke theksuar se ai kishte mbi 50,000 fushata të sponsorizuara me mesazhe dhe target grupe të ndryshme.
'Po shikoja sa sponsorë kishte Trump në facebook,. Mbi 50 mijë fushata sponsor në facebook. Me fjali të ndryshme, me target grupe të ndryshme.'