Përdorimi i Euros në vend të Lekut, ekonomisti Malaj: Deeurozim në këto përmasa s’do jetë i sukesshëm! Preçi: BSH ka dështuar me misionin e saj

Ish-ministri i Financave Arben Malaj e sheh me optimizën propozimin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko për të ndaluar përdorimin e euros në vend të lekut në Shqipëri. Në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv me gazetaren Rovena Neziri, Malaj tha se duhet një strategji shumë dimensionale e se do të jetë e pamundur implementimi i një strategjie kombëtare për të kufizuar përdorimin e Euros.

‘Me këto të dhëna që kemi në për shkallën e euros në ekonominë shqiptare, strategjia këshillohet se duhet të jetë shumë dimensionale dhe afatgjatë. Na duhet një strategji me indikator të matshëm dhe bashkëpunim maksimal. Nuk jam optimist se strategjia e deeurozimit në këto përmasa do të jetë i suksesshëm. Është e pamundur sado dëshirë të ketë Banka Qendrore nuk mundet ta spastrosh 87% të depozitave dhe të kredisë thjeshtë më një vendim administrativ i cili nuk ka për tu marrë kurrë. E vlerësoj, por do të jetë e pamundur implementimi i një strategjie kombëtare për të kufizuar përdorimin e Euros. Në një mënyrë ose tjetër do të ushqejmë informalitet.’- tha Malaj

Ndërsa për ekspertin e ekonomisë Zef Preçi, i cili duke ju referuar shifrave të larta të informalitetit në vend, thotë se Banka e Shqipërisë ka dështuar në misionin saj.

‘Shqipëria tashmë është integruar me vendet e BE-së. Duhet thënë që monedha është tregues besimi i shteti. Euro është objektiv. hallkë në procesin drejt integrimit në BE. Është hallkë për të qenë vend anëtar i këtij bashkimi. Çdo lloj hapi që ofron përdorimin e euros duhet përshëndetur. Fakti që ka informalitet të lartë bën që politikat e Bankës së Shqipëri janë të dështuara dhe praktikisht kjo që ndodh është sikur të bësh thirrje të ngjallësh rrëzimin e ekonomisë së centralizuar.  Duhet pranuar që Banka e Shqipërisë ka probleme serioze në përmbushjen e rolit dhe misionit të saj. Nuk po përmbush detyrën e vet, funksionon si strehë për fëmijët e zyrtarëve dhe asgjë më shumë.’- u shpreh Zef Preçi.

Për gazetaren e ekonomisë në Report Tv, Eliza Gjediku, kjo masë e BSH-së do të kishte pasoja.

‘Duke parë treguesit vihet re se Ekonomia e Shqipërisë është e dominuar nga euro, si në aspektin e borxhit, kredisë dhe në depozita. Do të kishte pasoja nëse do të ndalohej përdorimi. Ka shumë prekur nga rënia e Euros, sa u takon grupeve të interesit. Ajo kategori individësh dhe biznesesh që është prekur më shumë është gripi që i kishte fitmet në euro, grupi fason ka qenë grupi më i  dëmtuar.’- tha Gjediku.

M.Q./A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb