Fatos Nano shërbeu si një model për trashëgiminë politike shqiptare. Kështu u shpreh Arben Malaj për ish-liderin e PS-së, i cili u nda nga jeta një ditë më parë pas disa ditësh në gjendje të rëndë. Në një intervistë për Report TV, ish-ministri i Ekonomisë kujtoi kohën e njohjes me Nanon dhe punën me të.
Ai tha se PS pati një grup të mirë intelektualësh që e reformuan nga Partia e Punës, por roli që pati Nano, tha ai, ishte i pazëvendësueshëm në këtë drejtim. Ai e përshkroi Nanon si imponues me "forcën e argumentit për idetë e reja, reformat strukturore dhe zhvillimet politike dhe ekonomike".
“Jeta është në dorë të zotit, por trashëgimia politike është rezultante e asaj që ke bërë në mandatet publike që ke pasur. Një nga sfidat më të mëdha që kishte tranzicioni shqiptar ishte riorganizimi i partisë së punës. Riorientimi i kësaj force politike bashkë me kolegët e tij. PS pati grup të mirë intelektualësh që u bënë pjesë e kësaj sfide, dhe arritën ta ristrukturonin, ta bënin model të demokracisë të brendshme ta anëtarësonin në struktuat ndërkombëtrare të të majtës moderne. Si ekip arritën një gjë të jashtëzakonshme. Por këndvështrimi i Nanos ka qenë suportiv që duhet të ecim në këtë drejtim. Sa herë kishte kontakte në tavolina të vogla dhe të mëdha ndjente domosdoshmërinë e një ndryshimi që duhej të bëhej. Ekonomia na kishte lënë dhe ishte dëmtuar shumë. Nuk ishim anëtar as i bashkimeve ekonomike në lindje dhe kriza jonë do të ishte më e thellë dhe më e gjatë. Hapi i parë ishte modernizimi i politikës dhe këtu Nano ka meritë të veçantë dhe shërben si një model për trashëgimi për politikën shqiptare.", tha Malaj.
E vlerësoi gjithashtu për faktin se ishte liberal, kishte shpirt demokratik dhe ndihmoi pozitivisht në qetësimin e ambientit politik shqiptar në vitet '90. Për Malajn, ai ka merita edhe për miratimin e Kushtetutës së parë të vendit si një shtet demokratik, e miratuar në vitin 1998.
"Ka edhe meritën për miratimin e Kushtetutës në ’98. Në ekipin e ngushtë të hartimit të draftit. E kishte pushtetin për të drejtuar PS, ishte magnet për socialistët. E donin. Të gjithë këta që shkruajnë sot, e vlerësojmë për faktin se ishte liberal, kishte shpirt demokratik dhe ndihmoi pozitivisht në qetësimin e ambientit politik shqiptar. Në '97 nuk ishte dakord të arrestohej lideri i opozitës. Në '98 i erdhëen me arkivol te dera e kryeministrisë që po të mos ishin ndërkombëtarët, turmat u futën deri në katin e dytë të kryeministrisë. Çfarë shpërblimi mori ai nga qëndrimi i tij.", u shpreh Malaj.
Malaj e vlerësoi mes të tjerash edhe për rolin që pati në shpërbërjen e skemave piramidale, pa mbështetjen e të cilit tha se nuk do të arrinin sukses. Sipas Malajt ai ishte i orientuar drejt paqes.
"Fakti që nuk lëvizi nga burgu dmth se kishte disa parime në jetën e tij dhe në raport me shtetin. Ai kishte filozofinë të ndajë pushtet për të bërë shtet. Të flisje në atë kohë për ndarje pushtetesh ishte jo e lehtë. Që kur doli nga burgu ishte i orientuar drejt paqes. Erdhe për shkak të konteksitt politik që erdhi në 97, vendi ishte në konflikt civil dhe në krizë sociale. Gjëja e parë që duhet të bëjë ishte paqja sociale.", tha ai.
Në fund komentoi edhe ambicien e tij për t'u bërë president. Fakti që nuk iu mundësia një gjë e tillë e cilësoi si një nga gabimet më të mëdha të socialistëve.
“Ambicien për president e kishte dhe mendoj se ishte një ndër gabimet më të mëdha që kanë bërë socialistët. Edhe pse është i vështirë në raportin, kishin merak raporton president dhe kryeministër. Nano nuk i cenonte ekuilibrat e shtetit dhe marrëdhëniet personale në konceptin afatgjatë. Mund të kesh debat të tensionuar, por sërish do kishe telefonatë për të qartësuar gjërat. Edhe rasti i presidentit ka tentuar dy herë, herën e parë e mbështetën në momentin e fundit jo. Ndërsa herën e dytë jo se ideja e ekipit të ngushtë duhet të kishte miratim minimalisht nga PS dhe pse jo edhe ndonjë forcë tjetër politike. Rasti i mbështetjes së Bamir Topit që pranon ishte se Nano nuk u mundua të krijonte grupe për të penguar grupe dhe procesin për t'u zgjedhur, pasi arsyetimi ishte se nëse nuk keni votat nuk fitojmë dot. Ai veprim u bë me vetëdijen e plotë që Shqipëria nuk duhet të hyjë në një krizë të re politike. Edhe Berisha kërkonte garanci dhe kërcënonte se nuk do të futemi në zgjedhje. Në atë kohë Nano ka bërë takim me Berishën dhe mesazhi ishte se vendi nuk duhet të shkojë në krizë dhe zgjedhjet u bënë. Nano nuk donte pushtet, po të shikoni edhe shpërndarjen e qeverisë së parë në 97, e shpërndau në të majtën dhe një pjesë të djathtës. Dhe në të njëjtën kohë Nano mundonte të krijonte aleanca, nuk kishte armiq të përhershëm por miq të përhershëm.", përfundoi Malaj.
Komente










Ky katundari ka qenë servili i Fatos Nanos..
Përgjigju