Deputeti dhe kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, solli në Kuvend revoltën e banorëve të Rrjollit, të cilët pretendojnë se po u grabiten pronat nga botuesi dhe biznesmeni Bashkim Ulaj, për të ndërtuar një resort.
Duke iu drejtuar kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Ballës, deputeti Shehaj tha se nëpërmjet biznesmenit Ulaj mazhoranca po vjedh qytetarët.
“Banorëve të një fshati të tërë, pasi iu kanë marrë votën ju thonë ju jeni mashtruesa. Po mashtroni Bashkim Ulajn. E di Edi Rama se ka folur me Bashkim Ulaj dhe Bashkim Ulaj u ka thënë mos e vrit mendjen se janë ata mashtruesa. Kjo është ajo që ka ndodhur në Rrjoll. U keni marrë votën dhe tani po i shkelni me këmbë”,- tha Shehaj.
Në kundërpërgjigje, Balla i tha Shehajt se ky i fundit është i vetmi ligjvënës që e ka blerë me para vendin e tij në parlament.
“Ti je i vetmi që ke ardhur në politikë duke e blerë vendin e deputetit dhe shpresoj që t’ia dal ta bind edhe Lulin që të bëhet i penduar dhe të tregojë sa i ka dhënë Lulit për të hyrë në Parlament.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Opozita i kërkon ‘llogari’ qeverisë për interpelancat, rrëzohen nismat e PD! Pr.ligji për naftën, jo me procedurë të përshpejtuar










