TIRANË- Pronari i një qendre masazhi është vënë në pranga nga policia, pasi e shfrytëzonte këtë ambient për prostitucion.

Ardit Buci administratori i qendrës së masazhit “Tulip” që ndodhet në rrugën “5 maj” në Tiranë kishte punësuar 37-vjeçare E.M e cila kryente aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit. Ndaj saj ka nisur hetimi nga policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.