Perez ka gati dy emrat e mëdhenj që do të bëjnë të harrohet Ronaldo tek Reali, arsyet e largimit të yllit portugez nga ‘Los Blancos’

Perez ka gati dy emrat e mëdhenj që do të bëjnë të harrohet Ronaldo tek Reali, arsyet e largimit të yllit portugez nga ‘Los Blancos’

Perez dhe Cristiano Ronaldo

Së fundmi kryefjala e të gjithë mediave ndërkombëtare është largimi i yllit portugez, Cristiano Ronaldo nga Real Madrid. Por cilat janë arsyet e largimit të portugezit nga ‘Los Blancos’? Gazeta spanjolle 'Marca' shkruan se kohët e fundit Ronaldo ankohej për sjelljen e publikut në ‘Santiago Bernabeu’ kur nuk shënonte për ekipin.

Pas fitores së Champions League, në ndeshjen ndaj Juventusit, ku Ronaldo shënoi dy herë, Perez i premtoi përmirësim të kontratës në terma financiarë dhe nuk e mbajti. Kjo është një nga arsyet por motivi i vërtetë i largimit të tij lidhet me futbollistin brazilian Neymar.

Pak para se të fitonte 'Topin e Artë'. Perez u shpreh 'Nëse Neymar dëshiron ta fitojë le të vijë në Madrid'. Edhe pse kishte në ekip yllin portugez fiksimi i tij ishte Neymar. Sipas 'AS' në klub do të fillojë një sërë blerjesh pasi Perez ka dy emra të cilët do të bënin që të harrohej Cristian Ronaldo në Real Madrid, Neymar dhe Mbappe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Rrëfimi i një gjyshi:  Sa here shikoj nipin harroj që djali ka vdekur

Rrëfimi i një gjyshi: Sa here shikoj nipin harroj që djali ka vdekur