TIRANË- Një pjesë të përfaqësuesve të KiE kanë refuzuar që të marrin pjesë në darkën e organizuar nga Shqipëria në Strasburg dhe kjo është konfirmuar edhe nga kryeministri Edi Rama. Ndonëse shprehet se nuk i ka ardhur mirë për një gjë të tillë, kreu i qeverisë thotë se nuk është ndjerë shumë i surprizuar, sepse thotë se fjalimi i tij kundër raportit të Dick Marty-it ishte si një “rrufë në qiell të hapur” për ta. Rama vë theksin edhe njëherë se trafikimi i organeve nga drejtuesit e UÇK-së, që sot janë në Hagë, ishte thjesht një histori horrori e sajuar dhe e pabazuar në prova dhe fakte.

“Disa prej të ftuarve mbrëmë nuk erdhën në darkën e organizuar nga misioni ynë në Strasburg, megjithëse e kishin konfirmuar më parë! Nuk ndjehemi mirë pas fjalimit, ishte arsyeja. E mirëkuptueshme. S’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve!

Bashkëbisedimi me ndonjërin syresh pas darkës ishte kuptimplotë. U ka rënë si rrufe në qiell të pastër! Do t’u duhet ca kohë për të analizuar faktet, kuptuar madhësinë e frikshme të gabimit të bërë një dekadë më parë dhe adresuar nevojën për korrigjimin e tij me një akt të ri”, tha Rama.

Ky refuzim ftese është trumbetuar me të madhe si një dështim i Ramës në arenën ndërkombëtare, e për këtë arsye kryeministri e cilësoi si të “neveritshme” që edhe për një të drejtë kombëtare legjitime, siç ai e quan, opozita sërish kundërvihet.

“Pas fjalës së turpshme, arrogante dhe me tone fyese sot ndaj KiE, lidershipi i Këshillit të Europës nuk e pranon ftesën për darkë pune nga Kryeministri i Shqipërisë”, shkruante deputeti i PD-së, Belind Këlliçi.

“Është e neveritshme, që edhe për një padrejtësi kaq ekstreme dhe për një të drejtë kombëtare kaq legjitime, e kaq përtej politikës së ditës, e djathta jonë e nongratave dhe e rublave, gjen kurajon të kundërvihet e të merret me dokrra", iu përgjigj  Rama.

Një ditë më parë, nga Strasburgu, kryeministri Edi Rama e ka quajtur ‘fake news’ raportin e Dick Martyt për krimet e pretenduara se janë kryer nga drejtuesit e UCK-së gjatë luftës në Kosovë. Rama tha se ky raport ishte një dështim i turpshëm i diplomacisë ndërkombëtare, që duhet zhbërë pa humbur kohë. 

Postimi i kryeministrit Edi Rama

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:30
Debati me Ramën në KiE, flet deputetja e 'Syrizas': Më tha 'zonja greke'! Më fyeu, ndaj nuk i shkuam në darkë

Fjalimi i kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme në Asamblenë e Këshillit të Evropës u pasua me reagime të shumta, por vëmendje ka marrë dhe ‘debati’ që kryeministri Rama pati me përfaqësuesen e Greqisë në Këshillin e Evropës Nina Kasimati e cila e pyeti për me marrëdhëniet e Shqipërisë me Turqinë.

Pas përlasjes që pati me Ramën, Kasimati ka bërë një postim në “Facebook", ku thotë se fjalimi i kryeministrit shqiptar ishte fyes dhe provokues, dhe thotë se u sulmua nga shefi i qeverisë shqiptare pasi e thirri në sallë “Zonja e Greqisë”.

“Pak kohë më parë kryeministri shqiptar Edi Rama më sulmoi verbalisht para seancës plenare të Këshillit të Europës, sepse si njeri i zakonshëm.

Nje perfaqesues i partise se majte europiane ne asamble e pyeta zyrtarisht se si po ecen kursi i aderimit te shqiperise ne BE. H. E. me marrëdhënien strategjike që vazhdimisht po thellohet me Turqinë shtetndërtuese, duke pasur parasysh mbështetjen që vendi ballkanik merr nga vendet e zonës që respektojnë të drejtën e fituar europiane dhe ndërkombëtare, por mbeten agresive prodhuar në Turqi.

Përgjigja fyese e z. Rama “ndaj zonjës” “greke” krahas një himni politik ndaj Turqisë, si dhe qëndrimi i tij i përgjithshëm provokues, i paprecedentë në Strasburg, provokoi reagimin e krerëve të të gjitha grupimeve politike, të cilët dhe ata vendosin njëzëri në një shfaqje pa ngopje për të mos marrë pjesë në darkën formale që kryeministri shqiptar do të prezantojë këtu sonte”,  shkruan Kkasimati.